• |
ide | kryesore

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat lëvizin 60 minuta përpara

Arkiva



Nga dita e nesërme do të rikthehet ora verore. Në orën 02:00 të natës mes të shtunës së 27 marsit dhe të dielës së datës 28, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara. Deri në datë 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore sërish.

Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *