• |
ide | kryesore

Prisni njoftimin e mjekut të familjes/ Nesër nis vaksinimi masiv te sheshi “Skënderbej”

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin e edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve në Shijak dhe kanë deklaruar se prej ditës së nesërme, nis vaksinimi masiv i popullatës. Në sheshin “Skënderbej” janë bërë përgatitjen e fundit për instalimin e strukturave.

“Jemi duke vijuar punën për të ngritur Qendrën e Vaksinimit masiv në kryeqytet. Kemi ambicien për të kryer më gjithë Shqipërinë mbi 11 mijë vaksinime në ditë, deri në 15 mijë vaksinime. Kemi bërë shpërndarjen e dozave të vaksinës kudo në Shqipëri. Vaksinimin do ta kryejmë përmes mjekut të familjes, do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e vaksinimit. Qendra do të hapet nesër dhe të mundësojë kryerjen e 800-1000 vaksinimeve në ditë për të moshuarit. Do të jenë dy ambjente, dy çadra të mëdha të ndara me dhomëza”, njoftoi ministrja Manastirliu.

Sakaq në mbështetje të bluzave të bardhave të Ministrisë së Shëndetësisë do të jenë dhe mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura. Qendra e Vaksinimit te Arena Kombëtare do të vijojnë të kryejë vaksinimin për target grupet, që janë të moshuarit +85 dhe +80 vjeç, mjekët për dozat e dyta, mësuesit dhe pedagogët.


7 Comments

  1. Mazhoranca nga ana tjetër ka dalë me peshën më të rëndë të saj; kreun e PS-së dhe kryeministrin, i cili veten e ka vënë të 8-in, duke treguar kufirin politik për të shtyrë të tjerët.

    Duke marrë si shtesë një kandidat të fortë siç është Lefter Koka, i cili ka marrë vota për LSI-në që nga 2009 e që s’është ndarë asnjëherë pa 1 apo 2 mandate.

    Ndërkaq, ajo që e bën Durrësin si vorbullën e debatit politik, është pikërisht tërmeti i vitit 2019 e programi i rindërtimit, si dhe projekti i madh i portit Turistik.

    PD-ja, të dy aspektet e këtij plani i ka kundërshtuar, por që realisht zbrazja e fushës së betejës, tregon se nuk e ka parë të udhës “luftën” frontale.

    Ndoshta ka zgjedhur “njësitet guerile” si adoleshentët e LSI-së pak kohë më parë në rrugicat e Bllokut në Tiranë…shpellkare merni salihun dherregjistrohuni per tu vaksinuar e dine të gjithe qe jeni rrace e qelbur,por ju duhet të vaksinoheni të paret qe Virusi juaj të ndalet

  2. Po pse sheshi skenderbej ?
    Sepse sikur i vendosët ti bëni te stadiumi njiherë , apo jo ?
    bojini mo mirë vaksinat te autostrada tirane-durrës apo rruga e kombit ,,,
    Ptuu farë e keqe komunistash
    Ju qifsha propagandën

  3. Propagandë elektorale!!Po si u bëkan në ambient të hapur vaksinat????Në anjë vënd të botës nuk bëhen!!!Vetëm në Kinë o në Korenë e veriut dhe në këto vënde se besoj.Ky kaqoli i bën.Me çfarë vaksina??Kineze e ruse!!!!Dhe njerëzit do shkojnë nga halli!!!

  4. Dhe nderoni me grusht kur ta merrni. Ju befshin mire vaksinat me shurre, o gjindje trime po pak bythqime. Mbas vaksines edhe nje rrakacoll ne goje dhe yp xhixhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *