• |
ide | kryesore

Tre ekipe te Seria A po vëzhgojnë Herolind Shalën

Arkiva, Sport
shala.jpg


Për Herolind Shalën e ardhmja duket se do të reservojë Italinë. Mesfushori organizator i datëlindjes 1992, që luan për Shqipërinë, ka përfunduar aventurën e tij në Norvegji me Odd. Siç shkruan TuttoMercatoWeb, që ka kontaktuar me burime të afërta pranë lojtari, i është propozuar Udineses, Xhenovas dhe Empolit, shoqëri që kanë marrë kohën e tyre dhe janë duke u informuar për cilësitë tekniko-taktike të lojtarit.

Herolind Shala, një talent i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, por që ka edhe pashaportë norvegjese duke pasur në këtë mënyrë statusit e komunitarit, është grumbulluar vitin e fundit në Kombëtaren e madhe nga trajneri italian Xhani De Biazi, që mendohet se është personi që ka sugjeruar Shalën te këto skuadra. Një talent i madh me përdorimin e topës, vizion loje, sallaks, Shala është një mesfushor sulmues që mund të luajë si në krah ashtu edhe mbrapa dy sulmuesve. Lojtarit i ka përfunduar kontrata me Odd në fund të dhjetorit, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Shala ka qënë protagonist i madh në sezonin e kaluar, duke e dërguar skuadrën e tij në vendin e tretë në kampionatin norvegjes duke e kualifikuar në këtë mënyrë në Europa League sezonin e ardhshëm, duke arritur të shënojë 9 gola, të shoqëruar me një numër të madh asistesh.

Për lojtarin kuqezi interesohen ndërkohë edhe shumë skuadra të tjera përtej Serie A, me disa klube në Francë dhe Gjermani në krye, pa harruar edhe Legian e Varshavës në Poloni. Në Itali lojtari përfaqësohet nga avokati Freni i Torinos.