• |
ide | kryesore

VIDEO/ Humbja e tretë radhazi për Kosovën

Arkiva, Sport
09_1478976783-731816.jpg


Kosova rreshton humbjen e tretë radhazi në Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’. Skuadra e Albert Bunjakit u mposht 2-0 nga Turqia në “Antalya Stadium”. Në pjesën e parë Kosova tregoi një tjetër fytyrë. Në fund të pjesës së parë, mesfushori Valon Berisha mund ta kalonte Kosovën në epërsi, por shtylla i mohoi golin.

Me të filluar pjesa e dytë, Turqia shënoi dy gola të shpejtë kundër Kosovës. Burak Yilmaz (51’) dhe Volkan Sen (55’) vulosën fitoren e Turqisë. Kjo ishte humbja e tretë për Kosovën, teksa regjistron 1 barazim nga 4 ndeshje duke mbajtur vendin e fundit në Grupin I.