• |
ide | kryesore

Simeone do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit?

Arkiva, Sport
simeone1-780x439.png


Trajneri argjentinas, Diego Simeone ka mbërritur në Itali.
 
Ai ka udhëtuar me avion nga Madridi për në Milano dhe nuk kishte se si t’i ikte gazetarëve italian.
 
Pyetja e parë që iu është bërë ishte se nëse do të jetë në krye të Interit nga sezoni i ardhshëm.
 
Simeone ka dhënë një përgjigje që ka gëzuar tifozët zi kaltër.
 
“Në futboll asnjëherë nuk i dihet”, ishte përgjigja e shkurtër e Simeones.
 
Besohet se argjentinasi ka mbërritur në Itali për ta vizituar djalin e tij Giovani Simeone i cili aktivizohet tek Genoa.
 
Gjithsesi mediat italiane kanë shkruar se drejtuesit e Interit do të bisedojnë me Simeonen për të ardhmen e tij në krye të Interit. /Telegrafi/