• |
ide | kryesore

Më në fund dorëzohet De Biasi: Do provojmë për vendin e tretë

Arkiva, Sport
xhani-de-biazi-470x261.jpg


Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, është dorëzuar përfundimisht sa i përket shanseve të kuqezinjve për t’u kualifikuar në finalet e Kupës së Botës “Rusi 2018”. I ftuar në emisionin e “Rai Sport” para ndeshjes miqësore mes Italisë dhe Gjermanisë që do të luhet në mbrëmjen e sotme në “San Siro”, ai e shprehu hapur se Shqipëria tani është në garë vetëm për vendin e tretë.

“Ndaj Izraelit u bë një ndeshje që nuk e prisnim. I paguam shumë shtrenjtë disa vendime arbitrale të diskutueshme. Çfarë ndryshon tani? Mendoj se Italia me Spanjën nuk do ta kenë aspak të vështirë të dalin në vendin e parë dhe të dytë. Vendi i tretë vlen pak, por për ne mund të jetë i rëndësishëm dhe do të provojmë ta kapim në 6 ndeshjet e mbetura”, tha De Biazi.

Duke filluar nga sot, tekniku i kuqezinjve do të fillojë të studiojë me vëmendje kundërshtarin e radhës të Shqipërisë, për të tentuar një surprizë të madhe në mars në transfertën ndaj kombëtares së vendit të tij.