Nëse mendoni se goditjet e arbitrave të futbollit janë skena vetëm në fushat shqiptare, gaboheni. Rasti më i fundit vjen nga Argjentina në ndeshjen e Sarmiento-Sansinena që është ndërprerë pasi lojtarët dhe tifozët hynë në fushë duke dhunuar arbitrat me grushta dhe sende të forta. Shkak u bë pretendimi për një penallti nga skuadra vendase që arbitri nuk e dha. Ndeshja u ndërpre në minutën e 20-të të pjesës së dytë dhe iu njoh në tavolinë ekipit udhëtues./lapsi.al/