• |
ide | kryesore

VIDEO/ Milan fitues i Superkupës së Italisë (shikoni golat dhe penalltitë)

Arkiva, Sport
202237934-1dc14340-c65e-4ea0-9f8f-0875e45e3d0c.jpg


Milani e ka fituar Superkupën e Italisë. Kuqezinjtë triumfuan në finalen e luajtur në Doha përballë Juventusit pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Të parët kaluan në avantazh bardhezinjtë. Pas një harkimi të Pjanic në zonë, Giorgio Chiellini zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të. Në fund të pjesës së parë kuqezinjtë arritën të barazonin. Harkimin e Susos në zonë e devijoi me kokë Giacomo Bonaventura për të gjetur rrjetën e Buffonit në minutën e 38-të. Gjysma e dytë ishte akoma më dinamike, në të cilën të dy rivalët u përpoqën të shënonin, por gola nuk pati. Njëlloj edhe në kohët shtesë. Ishin penalltitë që vendosën sfidën. Për Juventusin shënuan Markizio, Higuain dhe Khedira ndërsa e humbën Manzukic dhe Dybala. Për Milanin shënuan Bonaventura, Kuco, Suso dhe Pasalic ndërsa e humbi Lapadula. Më poshtë golat dhe penalltitë.