• |
ide | kryesore

Maradona i dërgon lule, emocionohet Totti

Arkiva, Sport
200759828-9781fc29-c466-4123-b667-3ec60d0daa13.jpg


Francesco Totti falenderon Diego Armando Maradonën. Kampioni i Romës ka marrë një tufë me trëndafila të kuq nga kampioni argjentinas që këto ditë ndodhet në Napoli. Në faqen e tij në Facebook, numri 10 i Romës falenderon Maradonën duke publikuar një foto me tufën me lule bashkë me biletën që i ka dërguar, Diego, citon lapsi.al. “Shumë faleminderit Diego Maradona për kujtesën. Një vit të mbarë për ty dhe familjen tënde” – shkruan Totti. Maradona shkruan në letër: “Urime dhe një vit të ri të lumtur të gjithë familjes Totti. Me shumë dashueri dhe vlerësime Diego Maradona”. /lapsi.al/