• |
ide | kryesore

Vendimi/ Tifozët luftë presidentit Halili: Bojkot deri sa të largohet

Arkiva, Sport
Tirona-Fanatics-470x250.jpg


Tifogrupi ultras i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një vendimin drastik për raportin me skuadrën deri në përfundim të sezonit. Ata i shpallin “luftë” presidentit të klubit, Refik Halili, duke bërë me dije se nuk kanë për t’u kthyer në stadium deri në momentin e largimit të atij që e cilësojnë si “ish-president”.

Njoftimi i plotë i “Tirona Fanatics”

“Ne ndeshjen me Kukesin dhe me pas ne ate per kampionat me Lacin, Tirona Fanatics nuk ishin ne stadium. Kjo si nje shenje proteste ndaj amatorizmit te turpshem te Klubit, me ne krye ish presidentin. E kemi te pamundur te shkelim mbi vlerat dhe moralin, qe me fanatizem e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojme dhe nuk mund te behemi pjese kurrsesi e perdhosjes se historise te Sport Klub Tirones. Prandaj Tirona Fanatics, duke u bazuar edhe ne opinionin e gjithe komunitetit bardheblu kane vendosur te mos jene me pjese e stadiumeve, deri ne largimin e ish-presidentit. Ftojme te gjithe tifozet e Tirones te na bashkangjiten, per te mos u bere pjese e kesaj maskarade.”