• |
ide | kryesore

Mertens e gruaja e tij ndihmojë në Turqi: ngarkojnë pako për viktimat e tërmetit

-Instant, Sport
Mertens


Turqia është gjunjëzuar për shkak të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin. Solidariteti ishte i menjëhershëm nga të gjithë. E ish-lojtari i Napolit, Dries Mertens, së bashku me bashkëshorten e tij, nisën punën për të ndihmuar popullatën.

Pamjet e shkatërrimit që vijnë nga Turqia dhe Siria, bëjnë të qartë se sa shumë po vuajnë këto dy shtete nga tërmeti i fortë. Natyrisht e gjithë bota ka lëvizur për të ndihmuar viktimat e tragjedisë. Në Turqi e gjithë popullata është vënë në shërbim për të ndihmuar të prekurit. Mes tyre është edhe ish-lojtari i Napolit, Dries Mertens. Sulmuesi së bashku me gruan e tij Kat Karkhofs janë paraqitur në stadiumin NEF në Stamboll, shtëpia e Galatasaray, për të ndihmuar në qendrën e grumbullimit për viktimat e tërmetit.

Në orët menjëherë pas tragjedisë, bashkëshortët Mertens përdorën dukshmërinë e tyre. Ata dërguan mesazhe solidariteti për mbi 11,000 viktimat dhe të zhdukurit e pallogaritshëm. E për të dhënë akoma kontributin e tyre, ata nuk u menduan për asnjë sekondë. Të dy nuk hezituan të shkonin në vijën e parë të frontit. Impianti i Stambollit është shndërruar përkohësisht si një qendër grumbullimi. Nga aty nisen dhe mbërrijnë kamionë të mbushur me mallra të nevojshme, për t’u dërguar sa më shpejt në vendin e tragjedisë për të ndihmuar popullatën. Dhe Mertens dhe partnerja e tij janë atje duke shkarkuar, renditur dhe ngarkuar pakot në kamionë.

MERTENS NUK ËSHTË I VETMI

Padyshim që ata nuk janë të vetmit VIP që kanë dalë në terren për këtë sfidë. Shumë personalitete të shquara në Turqi dhe në mbarë botën janë zotuar të lehtësojnë mbërritjen e ndihmave humanitare për viktimat. Enner Valencia, sulmuesi i Fenerbahçes dhe Ekuadorit, u pa në një supermarket duke blerë ushqime bazë, për t’i dërguar në frontin e tërmetit. Të gjithë ata që mund të bëjnë edhe gjestin më të vogël, e bëjnë pa u menduar, sepse çdo kontribut mund të ndihmojë në shpëtimin e një jete.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *