• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mavraj fiton “derbin e shqiptarëve” në Bundesligë

Arkiva, Sport
mavraaj_1487448028-1244956.jpg


Në Bundesligë u shënua sot “derbi i shqiptarëve”. Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj e Amir Abrashi, ishin titullarë në sfidën mes Hamburgut e Freiburgut, e cila përfundoi barazim 2:2. Mavraj luajti në mbrojtje për Hamburgun për 90 minuta ndërsa Abrashi u zëvendësua në minutën e 62-të të ndeshjes. Sipas medieve Mavraj ishte ndër më të mirët për skuadrën e tij, duke u vlerësuar me notën 7.4, vetëm Hunt u vlerësua me notën më të madhe se mbrojtësi i Kombëtares sonë. Ndërsa Amir Abrashi u vlerësua si i dyti më i dobët për Freiburgun, duke marrë notën 6.3.