• |
ide | kryesore

Tramexani çon skuadrën e Luganos në 6 të mëngjesit në një fabrikë

Arkiva, Sport
l_708a-470x210.jpg


Paolo Tramexani nuk ka vonuar të kalojë nga fjalët në vepra për t’i treguar lojtarëve të tij se duhej të djersinin çdo sekondë që mbanin të veshur fanellën e Luganos. Ish-ndihmësi i De Biazit, pasi kishte kritikuar ashpër futbollistët për mungesë përulësie në humbjen 5-2 ndaj Tun, u ka treguar sot se çfarë duhet të kenë parasysh sa herë zbresin në fushën e lojës.

Futbollistët janë zgjuar pa u gdhirë dhe që në orën 6 të mëngjesit kanë qenë të pranishëm para dyerve të një fabrike përpunimi boje dhe kompanie që ofron shërbim bojaxhinjsh. Të gjithë lojtarët kanë takuar punonjësit që fillonin punën në atë orë, pasi Tramexani ka dashur t’u tregojë të gjithëve se sa lodhën njerëzit e thjeshtë dhe sa me fat ishin që fitonin shumë para duke luajtur futboll.

Më pas, e gjithë skuadra ka shkuar në qendrën stërvitore ku ka kryer një seancë të mirëfilltë stërvitore në atë që në fakt duhej të ishte dita e tyre e pushimit.