• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqiptarët çmendën Palermon me këngë gjithë natën

Arkiva, Sport
sdrgfser.jpg


Me besimin te fitorja me flamurin kuq e zi dhe këngët patriotike, ka qenë kjo atmosfera elektrizuese që kanë krijuar mbrëmë pas mesnate tek tifozët shqiptarë në rrugët e Italisë. Një grup të rinjsh kanë kënduar himnin dhe këngë të tjera patriotike, duke reflektuar besimin se 90 minutat e ndeshjes eliminatore për në botëror do të finalizohet me fitoren e ekipit kombëtar. Ndeshja e shumëpritur do të luhet gjatë ditës së sotme në stadiumin e Palermos në shtetin fqinj.