• |
ide | kryesore

VIDEO/ Driblimi i Benzema kthehet në film të animuar

Arkiva, Sport
benzi_1494522042-2240632.jpg


Real Madrid ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar në gjysmëfinale Atletico Madrid. Pas fitores prej 3:0 në “Santiago Bernabeu”, u mendua se Reali ishte me një këmbë në finale, por skuadra e Diego Simeones tronditi në fillim të ndeshjes atë të Zinedine Zidane, duke shënuar dy gola për 15 minuta. Por, një magji nga Karim Benzema në minutat e fundit të pjesës së parë, bëri që Reali të shënojë gol shumë të rëndësishëm. Driblimi fantastik i Benzema vjen tani edhe në një version artistik, që mund ta shikoni më poshtë.