• |
ide | kryesore

Bonucci, një tradhtar!

Arkiva, Sport
C_29_articolo_1162517_upiImgLancioOriz.jpg


*Nga LUCA BUDEL, gazetar sporti në Itali

Bonucci është një tradhtar. E thonë të njëjtët tifozë që një vit më parë stigmatizonin reagimet në sheshet e Napolit pas transferimit të Higuain. “Tradhtar” është padyshim fjala më delikate dhe urbane e publikuar në internet. Pjesa tjetër është për tu harruar sepse i përket një bote të paaftë të kuptojë dinamikën sportive dhe njerëzore.

Pas makthit të natës së Kardifit ishte vetë Allegri që dukej se largimin e kishte afër. Më pas erdhi rinovimi. Një autograf i trajnerit që afroi divorcin me Bonucci. Nëse gazeta “e shtëpisë” nisi të zbulonte episode ekskluzive nga ajo që kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes tani duket qartë se kjo ishte një “mbyllje llogarish”. O unë, o ai.

Nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk do të jetë as e fundit. Është folur për trajnerë që kanë goditur me këpucë lojtarët apo për lojtarë që kanë goditur me këpucë trajnerët. E rëndësishme është të modelohen tonet duke u përpjekur të kuptohen dinamikat duke pasur parasysh që karakteret e forta nuk janë të kuptueshëm. Elemente me fuqi të mëdha që mund të kenë pasoja në rendimentin e skuadrës. Në këtë sens ikja e Bonucci mund të vlerësohet si një e mirë për ekuilibrin e Juventus pa kufizuar vlerën që Leonardo do të ketë për Milan. /Përgatiti lapsi.al/