• |
ide | kryesore

Trajneri i kombëtares shqiptare, i lidhur me balerinën e njohur italiane (FOTO)

Arkiva, Sport
08.JPG


Kur e pamë për krah Armando Dukës në daljen e parë për mediat, me smoking, pak mjekër dhe një stil flokësh shumë cool, i dhamë menjëherë kreditet si trajneri më king i kombëtares deri më sot.

Por vajza të dashura, mbani distancën! Christian Panucci është i fejuar dhe me një super bukuroshe madje. Ajo quhet Samanta Togni dhe është një balerinë e njohur në Itali. 

Samanta madje është shprehur shumë e lumtur për emërimin e tij në krye të kombëtares, edhe pse me sa duket, nuk ka ndërmend ta braktisë karrietën për t’i qëndruar pranë në Tiranë.

“E lumtur për ty”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram. Dhe ai i është përgjigjur ‘faleminderit e dashur’, shoqëruar nga dy zemra. 

Ata kanë disa muaj që janë fejuar dhe para saj Panucci ka qenë i martuar me Isobel Panucci. Gjithashtu ka pasur një marrëdhënie të gjatë me modelen Rosaria Cannavo….histori tipike të futbollistëve simpatikë me vajza nga bota e artit./tiranapost