• |
ide | kryesore

Tensionet/ Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

Lajme, Të fundit


Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë të Malit të Zi.

Në tubim nuk pati fjalime, ndërsa pjesëmarrësit brohorisnin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe mesazhe të tjera.

Sipas REL ta kishin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Mali i Zi – Rusi”, si dhe me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ftesa për tubim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe thuhet se është organizuar nga një grup qytetarësh.

Pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe, si Bogdan Bozhoviq nga Partia Popullore Socialiste dhe Marko Millaçiq nga Mali i Zi i Vërtetë, si dhe bartësi i listës zgjedhore të Koalicionit Popullor, Dejan Vukshiq.

Në qytetin e Nikshiqit sot pritet të mbahet një tubim i ngjashëm.

Rreth një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë dhe rreth dy të tretat i takojnë një dege lokale të Kishës Ortodokse Serbe.

Tensionet me Beogradin janë zbutur ndjeshëm nga koha kur Mali i Zi e shpalli pavarësinë në vitin 2006, por çështjet e identitetit kombëtar malazez dhe kulturës së përbashkët shkaktojnë ende dilema.


9 Comments

  1. Mesoni nga Serbet.
    Shikoni sa patriote jane.
    A eshte bere ndonje proteste ose tubim ne Shqiperi ose Maqedoni ose ne Kosove ne ndihme te shqiptareve te Lugines , ne Serbi ?
    Popull pa shtylle kurrizore !

      1. o vk, po rama pse sqenka ne tubim , po lali eri pse nuk eshte? po fuga , patronazhistet , akt1vistet? po idiotete e dobishem dhe shejtan budallenjte pse nuk jane ne tubimin e serbeve ???

        po open balkans, yuri kim, escobari blinken pse nuk jane ne tubim ???? pse mungojne sot???

        duhet te ishin , biles te marrin dhe vucic dhe lajcakun si ne oher dhe tubojne me marreveshjet e panenshkruara!

        1. Pirdh , pirdh se lirohesh.
          E kutpoj frustrimin tend, por nuk te ndihmoj dot.
          E shoh qe inati nuk te del me Ramen , por nuk eshet ai zgjidhja e problemeve te tua dhe e ndergjegjesimit te vete popullit te dali ne protesta. Ky eshte dhe gabimi juaj kryesor. E kerkoni fajin tek Rama per cdo gje. Rama ne djall vafte , por ju do gjeni dike tjeter tja vini fajin per mosarritjet tuaja.
          Rritu dhe piqu se do vdesesh kungull.

          1. oooo qeke dhe psikanalist mer fuge hahahah , e lave bythen sot?

      2. Po qe na çate k… Ngedlet duke share shqipetaret. U be sport katunaresh injorante qe duan te shajne te tjeret nderkohe qe vete jane me keq

  2. Dhe keta ropqirat e Europes kurv dhe USA bashk kapen me Kosoven kur ketu duket ashiqare qe mbrapa gjith kesaj eshte Rusia. A e di BE me USA qe jan ne luft me Rusin apo e harruan per ca interesa meskine? Qija ropt

    1. PO BYTHQIRAT AMERIKANE JANE PUSHTUES TE TOKAVE AMERIKANE

      DHE KRIJUAN EDHE IZRAELIN DUKE SHPERNGULUR PALESTINEZET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *