Policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin në Shkodër gjatë një operacioni të drejtuar nga prokurorët e SPAK. Bilali njihet si pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër dhe deri pak kohë më parë ishte në burg i akuzuar për plagosje. Astmer Bilali ka qenë kampion boksi, por kohët e fundit ai përmendet në media për zinxhirin e plagosjeve dhe vrasjeve mes bandave në Shkodër.
Gjatë operacionit është arrestuar edhe Pëllumb Gjoka, i njohur në zonën e Velipojës për mbështetjen që i dha socialistëve në zgjedhjet e fundit lokale. Gjoka njihet për bizneset e tij në Velipojë, por edhe për ndikimin e tij në këtë zonë.
Të arrestuar të tjerë janë edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish drejtuesi i Operacionales Oltion Bistri, një efektiv me një karrierë të gjatë në polici.
Pas vjeljes se votave, Pushteti Popullor te fut ne burg!!!
Ja pra që Berisha çdo akuzë të bërë i vërtetohet.Dhe kjo tregon që Shkodra me tërë mend ka qenë në shtetrrethim si në 1945 e tutje.Pra kush thotë që në Shkodër nuk ka pasur vjedhje është bashkëpunëtor në ç’bërjen e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe e ka fjalën për ata gjoja opinionistë të “pavarur”!!!