• |
ide | kryesore

Berisha: Ilir Beqaj, përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se “ky sistem i drejtësisë politike është plot Xhevahirë”, duke iu referuar lirimeve nga drejtësia. Ai tha se amnistuan ish-ministrin Ilir Beqaj edhe pse është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve.

“Po drejtësia si është? Më kriminale se krimi. 

Lexuat ju për Xhevahirin, i cili shkonte dhe lironte Behar Bajrin, pasi kishte vrarë të fejuarën 15-vjeçare. 

Ky sistem i drejtësisë politike është plot Xhevahirë. 

A nuk është Xhevahir ai që amniston Ilir Beqajn? Ilir Beqaj, që ka firmën e tij në të gjitha aktet vendimtare të sterilizimit, është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve. 

Ilir Beqaj, duke rritur 80 herë çmimin e procesit të sterilizimit, edhe pasi ka përvetësuar- se ndërmarrja është e Ilir Beqës, nuk ka dyshim- sterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro, katin e spitalit, pasi ka firmosur për të marrë ujin dhe energjinë falas për ndërmarrjen e tij, çoi kostot dhe i bëri të papërballueshme dhe u urdhërua të shkurtoheshin 1 mijë operacione në muaj. 

Kush nuk u operua? Ai që pati para, shkoi te privati. Po ai që nuk pati mundësi? Shumë prej tyre shkuan në atë botë”, tha Berisha.

Ai theksoi se “ky prokuror, këta prokurorë të supozuar për elitë, de facto elitë krimi, nuk heton, nuk ngre padi ndaj këtij personi, nuk ngrenë padi ndaj McGonigal. Çfarë do thonë këta prokurorë, kur McGonigal pas dy javësh të pranojë fajin edhe për Shqipërinë?”


5 Comments

  1. beqja e groposi shendetesine dhe kur ishte koha qe ppp te mos paguhej gjate kovididt, pagesat vazhduan dhe shteti skishte asnje mase per te sherbyer te semureve. por beri burgje spital hane . vdiqen 20 mije shqiptare nga mostrajtimi nga shteti me kovid dhe pasojat e kovidit. ne mosha plotesisht brenda atyre qe ne perendim u shpetuan 99%

    vrases eshte pak, keta jane kasape!

  2. Ilir Beqja te futet ne burg ose te bej pentiton. Po dhe ti Salike Bejleri je pergjegjes per vdekjen e shum shqiptareve. Ca i ke pranu vet me ze e me figur o varikars qe u qive me greket per inat te Rames. Salike Bejler Kulla mali Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *