• |
ide | kryesore

Berisha: S’ka asnjë ftohje me Partinë e Lirisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, Koalicioni, berisha meta non grata, slogani


Ish-kryeministri Sali Berisha teksa e cilësoi hapin e radhës nga SPAK që kërkon një masë shtrënguese për të, përndjekje politike nga ana e Ramës për opozitën.

Ai tha se nuk ka asnjë ftohje me Partinë e Lirisë dhe se janë në sintoni me veprimet.

“Së pari, nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit, kanë kërkuar në mënyrën më të turpshme, përligjen e aktit të tyre antikushtetues. Ata morën një vendim në shkelje të Kushtetutës, të cilin unë nuk e zbatova jo për shkaqe të mia personale, por nuk e zbatova vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e parlamentit dhe vetë Kushtetutën, sepse ata u bënë pjesë e një puçi antikushtetues, duke marrë pushtetin e parlamentit për llogari të Edi Ramës.

Në vend që të kërkonin nga parlamenti, me një sens vetëqortimi, autorizimin për korrigjimin e gabimit që bënë, përkundrazi ata kërkojnë nga parlamenti, rëndimin e masës për shkak se unë mbrojta Kushtetutën. Pra, dallimi është shumë i madh. Çfarë thotë ky dallim? Ky dallim, për të marrë një shprehje hua të një bashkëpunëtori, është përpjekja për të legalizuar ndërtimin pa leje, kurse në gjuhën e juristëve është përpjekja për të legjitimuar të paligjshmen, aktin e tyre antikushtetues.

Ndaj dhe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë dëshmuar se ata janë një. Kjo është shprehja më tipike e partisë-shtet, ku prokuroria, gjykatësi, parlamenti, kryeministri të gjithë janë një në dorë të kryeministrit.

U porositën për atë rrugë, nuk u eci, se natyrisht nuk mund të bija në gabime të rënda dhe t’i vija vetes shkeljen e Kushtetutës, atë nuk mund ta bëja. Jam ish-president, ish-kryeministër, kam zbatuar ligjet gjithë jetën time.

Tani po përligjin atë akt antikushtetues që kanë ndërmarrë. Duke thënë këtë, natyrisht unë jam personi që në vitin 2012 kam dërguar në parlament ligjin e abrogimit të çdo mbrojtje për deputetët para drejtësisë. Unë kam kërkuar që deputetët të jenë të njëjtë me qytetarët e tjerë. Në këtë kontekst, cilido të jetë vendimi i parlamentit, unë do e zbatoj. Edhe nesër po ta kishin sjellë atë propozim të vitit 2012, përsëri do e votoja, nuk jam i penduar për këtë. Lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha këto janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Çdo akt, se si mund t’i sekuestrohet pa një leje, t’i kontrollohet korrespondenca deputetit pa leje parlamenti, kjo është shkelje përsëri e Kushtetutës. Kanë të drejtë, jam krenar që këtë të drejtë ua kemi garantuar ne në vitin 2012, për të tjerat, për korrespondencën, për kontrollin e banesës, ata duhej t’i merrnin leje parlamentit. Por ata nuk i marrin. Siç nuk i morën leje parlamentit për heqjen e lirisë të udhëtimit jashtë shtetit, duke e quajtur këtë se nuk është liri, pavarësisht se Kushtetuta në një vend të veçantë shkruante se kjo liri nuk mund të hiqet. Ndaj dhe është proces i persekutimit politik të opozitës dhe opozita do qëndrojë.

Nuk ka asnjë ftohje me PL, përkundrazi siç e shihni jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera të opozitës në kushtet e një diktature bande të vendosur nga Edi Rama dhe klani i tij.”, tha Berisha.


5 Comments

  1. youtube – “MVRDV and Albanian government builds the new “innovation center” on privat land without permission.”

    is tittle of the youtube video i uploaded explaining the plan of Katowica on the stolen land of piramida/tirana

  2. Te shikoni ju tani kur te filloj. Beteja pa kthim.
    Se e keni mare me shaka ju.
    A e kuptoni qe po filloj Berisha Betejen pa kthim. Do cuditeni fare ju qe talleni.
    IKEN NE BETEJ!!! S KTHEHESH ME.
    Aty do cuditeni ju e do ju ik truri.
    Opo ku vajti.. Ku u zhduk??
    Si e beri???

  3. Ish-deputeti: ‘Rithemelimi’ si strukturë ushtarake, Berisha luan rolin e viktimës si i burgosur politik,por shpellkaret e cecenet e tij qe e mbeshteten keto dy vite nuk e rruajn se cfare po i ndodh liderit serb salih berisha,te gjithe e kane lene rrugeve te tirones si Gezim Kulufi dikur,kete shpellkare nen ze thone qe shyqyr qe erdhi kjo dite qe salihu te shperblehet per ate qe mbolli per 30 vjet,tani ketij trimi serb i ka ngelur vetem te vrase veten kur del ne konferenc per shtyp live dhe pastaj bota do ta vlersoj.ndihmojeni plakun serb salih qe te shkoje ne parajse dhe argita mer partine e rithemelimit.

  4. Patjeter qe nuk ka qefngelje, Rama erdhi ne pushtet me parrullen ” gjithe qelbesirat te bashkohemi” ndersa Berisha me parullen “gjithe rraqet e vjetra te korrupsioni te bashkohemi”. Mos ja pafshim bojen sa me shpejt se na shkaterruan cdo vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *