• |
ide | kryesore

Irena Gjoka pranon dëbimin nga Greqia, por nuk e lëshon dosjen “Berisha”

Arkiva, Kryesore, Lajme


Megjithëse është detyruar të pranojë ndëshkimin nga ligji në Greqi, megjithëse kjo po e çon drejt problemeve të tjera me ligjin për falsifikimin e të dhënave, gjykatësja Irena Gjoka nuk e lëshon nga dora çështjen e Sali Berishës.

Denoncimet e para për të shkuarën problematike të gjykatëses Irena Gjoka erdhi nga mediat greke. Të motivuar nga vendimet që mbanin në burg Fredi Belerin, grekët rrëmuan në arkiva për të nxjerrë dokumenta, që tregonin se gjykatëses i ishte refuzuar hyrja në zonën Shengen për 10 vjet për shkak të falsifikimit. Për Belerin nuk ndryshoi asgjë, por avokatët e Berishës u vunë në lëvizje kur e njëjta gjykatëse ishte njësoj e vendosur të mbajë në izolim kreun e opozitës.

Irena Gjoka është e detyruar tani të pranojë problemet në Greqi. Pas kësaj vijnë hetimet se përse i fshehu këto të dhëna kur aplikoi për në Gjykatën Speciale. Megjithatë ajo refuzon të tërhiqet nga çështja e Sali Berishës. Së fundmi ka dhënë një vendim tjetër ku vendos ta mbajë të izoluar Berishën, për shkak se ai ka takuar Elmar Brok, për shkak se ka lejuar të futen në shtëpi teknikët për transmetimin e zërit në protesta dhe për shkak se ka takuar gazetarët e RAI.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha si përfundim, Irena Gjoka do të vazhdojë ta ketë çështjen e Berishës, pasi vendimi për përjashtimin e saj nuk u dha nga gjykatësja tjetër Irena Palloi.

“Kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykate për rrëzimin e kërkesës sonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në fakt, në bazë të ligjit gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjyqtares që kishte për shqyrtim kërkesën për përjashtimin e saj dhe është shumë interesant fakti që ajo nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është ndaluar nga Gjykata Administrative me hyrjen në zonën Shengen por thotë se pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet për përjashtimin e saj. Dhe gjykata në një arsyetim jashtë objektit tonë thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për gjykimin e mbarimit të mandatit të znj. Gjoka. Këto janë teknikalitete. Nuk kanë dashur dhe nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim, qoftë për marrjen e provave” u shpreh Gjokutaj.

Gjokutaj tha se pret nga Prokuroria e Përgjithshme të bëjë verifikimet për problemet me ligjin që ka pasur Irena Gjoka në Greqi dhe për faktin se ajo nuk i ka deklaruar në formular.

“Irena Gjoka nuk e kundërshton, por thotë ky shkak që paraqet mbrojtja, pra gazeta Protothema dhe vendimi i paraqitur nuk hyn te ato fakte që është kompetencë e gjyqtares. Unë i bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të bëjë hetimin e këtij rasti. Fakti ekziston, ata duhet të bëjnë letër-porosi. Kjo gjyqtare duhet të përjashtohet nga sistemi sepse ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit” tha Gjokutaj.

Shpresa e Berishës është tek përjashtimi i gjykatëses Irena Gjoka nga sistemi për falsifikim të formularëve. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme ku ka nisur një hetim i thelluar.

Vetëm se Berisha nuk është paraqitur në kuvend që nga 31 dhjetori i vitit të  kaluar, kur u dha masa e parë e sigurisë që e la në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në Qershor bëhen 6 muaj që kreu i opozitës nuk është paraqitur dhe sipas rregullores nëse deputeti mungon pa arsye për më shumë se 6 muaj në parlament, atëherë mandati i tij digjet. Për Berishën nuk është ngritur asnjë akuzë në çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, por djegia e mandatit të tij si deputet është pasojë direkte e ngulmimit të SPAK për ta mbajtur të izoluar dhe për të mos i dhënë leje të shkojë në kuvend.

Problemet me ligjin që fshehu Irena Gjoka

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate duhet të plotësohet një formular vetëdeklarimi ku ndër të tjera duhet të rrëfesh nëse ka pasur dëbime, ka pezull ndonjë proces gjyqësor, ka ndalim hyrjeje në një vend të tretë, etj.

Formulari i vetëdeklarimit të Irena Gjokës
Formulari i vetëdeklarimit të Irena Gjokës

Në formularin e saj të vetëdeklarimit, gjyqtarja Irena Gjoka e ka mohuar që ndaj saj të kishte pasur ndonjë dëbim. Për shkak të një fshehjeje të tillë, zyrtarë të tjerë janë shkarkuar dhe disa janë dënuar për akuzën e falsifikimit në të kaluarën. Megjithatë Irena Gjoka ia doli të bëhet gjyqtare e GjKKO, të zgjidhej nënkryetare, por me funksionet e kryetares për shkak të vakancës.

Gazeta greke “Protothema” publikoi dy javë më parë në versionin e saj print dokumentet që sipas saj tregojnë se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme në Shqipëri, Irena Gjoka është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar.

Sipas gazetës, gjyqtarja u përpoq të hynte në Greqi ilegalisht, por u zbulua dhe u dëbua për 10 vite nga zona Shengen.

Në shkrimin me titull: “Në listën e nongratave të Shengen, gjyqtarja që dënoi Belerin” u pasqyrua vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Athinës ku një trupë 3-anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004 gjykoi kërkesën e Irena Manekut, për revokim të masës “non grata” kundër shtetit grek për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë. Gazeta greke sqaron se gjyqtarja shqiptare mbiemrin e vajzërisë e Irena Shpata, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Irena Gjoka.

Në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Pikërisht me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio-epirote.

Pas zbulimit të këtij falsifikimi emri i saj u fut në listën e personave “non grata” të sistemit Shengen. Asaj iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike dhe të dhënat e saj dhe shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja pasi figuronte në listën e “të padëshiruarve” të zonës Shengen dhe iu dha një shkresë përkatëse. ©LAPSI.al


24 Comments

  1. Baxhelle rrugesh me 7 emra si ai kryebashkiaku i krujes me 10 emra

    Spaku karit gjkko e karit
    Me persona me 0recedente penal qe iane per burg,
    Jo se kishim nevoje qe te dilte me ze dhe figure , keto baxhella i njeh gjithe komuniteti i prokuroreve avokateve dhe gjykatesve por tani jane llaiv per te gjithe sportdashesit e drejtesise se reformuar

    1. Si u bë mashtruesja ordinere gjykatëse e “posaçme”!!! Vetëm në Shqipërinë e Ram Kokainës ndodhin këto.

      Edi s’ka kohë, ka zbritur Xhebraili edhe për ty… tani jepi se u bë deti kos.

  2. Imagjino ç’drejtësi në dor të kësaj pu..tanës me sh burra , se të ngatërrohen dhe mbiemrat , që ka falsifikuar dokumente dhe nongrata në shengen për 10 vjet ! Ftyr e qelbur , që i paskish dhën dhe ishgruaja e burrit lek , meqë i mori burrin(kështu justifikon lekët në veting ) ! Çfar llumi

  3. Këta janë mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës këtë të martë, të mbledhur për të rrëzuar Erion Veliajn.

    Braktisja që i është bërër Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë nuk ka nevojë për më shumë koment.

  4. të prekje Ervis Martinajn, i binte të prekje Sali Berishën sepse është nipi i Liri Berishës. Nga ana tjetër, avokati thotë se personazhet të cilët ka arrestuar SPAK mund të hapin “Kutinë e Pandorës” për shumë krime e vrasje të pazbardhura. Ai thotë se ndihmë të madhe do të japin dhe shërbimet e huaja.

  5. Irena merda gelbazat futeni ne burg ate nazistin Gjerman se ai e ka fajin qe hyri pa lejen e kryebaxhelles ne shtepine dr

  6. O injoranta gazetare ajo nuk eshte debuar, asaj i eshte refuzuar hyrja, jane dy gjera te ndryshme komplet.
    Fallcifikimi i vizes nuk eshte provuar kurre me vendim gjykate, thjeshte ashtu e ka menduar polici.
    Nje mikut tim i kane dhene 5 vite ndalim te hyrjes vetem pse beri fjale kur ishte ne Ambasade, per menyren se si po i trajtonin. Mori avokat dhe sa i dergoi leter, per 24 ore e hoqi Ambasada dhe i thane qe ishte thjesht nje keqkuptim.
    Ne kete palo vend nuk gjen nje njeri te hajrit. Si kjo gjygjtarja qe nuk pyet per ligje po vendos ca i do qefi, ashtu dhe keto gazetare, qe nuk kane piken e integritetit dhe profesionalizmit dhe jane gati te shpifin vetem per inat.

    1. O koqe a dolen faktet qe eshte ndaluar te hyje me vendim gjykate per 10 vjet dhe nuk e ka deklaruar ne formular ca do me..
      Jo po ndalim jo po debim jo ush po gamor..
      kto justifikimet jo po ka ndodh filanit e fistekut kshu apo ashtu jan thjesht belbezime kalamajsh pa vlere ligjore.

      1. drejtesia e re praaaaa

        me dvoranin, me krajen me neriman seitin cunin vrases, bujar sheshen spiun, me irena gjokasptatmaneku karipidhi

        po kane te mbaruar bastaredt e rames?!

      2. Ne qofte se te refuzohet hyerja ne nje shtet kjo quhet nongrad ose ipa dishrushem dhe me e keqja esht kur ka nje vendim gjykate te kti shteti prits

        1. Nuk ka asnje vendim gjykate per refuzimin e hyrjes.
          Vendimi i gjykates eshte per ankesen qe ka bere e demtuara. Gjykata ka lene ne fuqi ndalimin e hyrjes, dhe ne asnje cast nuk ka vertetuar qe e demtuara ka bere shkelje ligjore.

      3. Ore komshiu nje kat me siper i koqes, refuzimi i hyrjes nuk eshte i njejte me debimin, jane dy gjera komplet te ndryshme nga pikepamja ligjore. Me sa di une debimi behet vetem me vendim gjykate dhe duhet te kete fakte, ndersa per refuzimin e hyrjes, nuk ka nevoje as per vendim gjykate as per fakte. Eshte e drejta e cdo shteti te te refuzoi hyrjen pa te dhene asnje informacion.
        Injoranca nuk eshte argument!!
        Ju nuk jeni e njejta prerje me kete gjygjtare…

        1. Ore ti jo vetem qe je koqe po komplet koqe kandari.. gjykata i ka dhon 10 vjet denim mos shkeli ne greqi qe vlen edhe per zonen shengen dhe nuk e ka deklaruar.
          Injorantin bythzgjut po e ben ti qe bo sikur skupto dhe lu me “me sa di une”

          1. Po normal qe them me sa di une, sepse une nuk jam jurist ne Greqi, dhe nuk kam se si flas me kopetenca.
            Gjykata atje nuk ka gjykuar me themel vendimin per ndalimin e hyrjes, po te ishte ashtu do ta kishte denuar dhe per fallcifikim dokumentash. Ndaj saj nuk ka asnje denim ne Greqi.
            Me sa duket nga ato qe shkruan, me i zgjuar se ty jam, te pelqen ty apo jo.
            Nje miku im, para nja 10 vitesh deshi te shkonte ne Greqi per turizem, atje nuk e la polici kufitar te hynte, i vuri kryq ne pashaporte, dhe i thane qe je i ndaluar ne futesh ne Greqi dhe Shengen per x vite, me argumentin qe ke qene dikur emigrant i pa ligjshem ne Greqi. Miku im shkelte per here te pare ne jeten e tij ne Greqi. Nga frika beri pashaporte te re, vitin tjeter tentoi te shkonte ne Itali. Atje u tregua i sinqerte me policin dhe i tha te gjitha ca i ka ndodh ne Greqi dhe e pyeti a kishte ndonje problem per tu fut ne Itali. Polici atje i tha qe per sa kohe nuk ke bere asnje shkelje ligjore nuk mund te ndalojne dot te futesh ne zonen Shengen, maksimumi qe mund te ndalojne eshte te futesh ne Greqi.
            A e di ti qe aktualisht Gjermania ia ka ndaluar hyrjen ne vend ish ministrit Grek te financave, pa asnje argumentim ligjor. Ca do te thote kjo sipas teje qe ai nuk ka te drejte qe te shkoi ne asnje vend tjeter te Shengenit?
            Mos u beni idioter, kur nuk merni vesh mbylleni gojen!!!

  7. Cila eshte “Gjygjtarja”qe i erdhi ne ndihme sot Kesaj monstres me emrin Irena Gjoka/Shpata/Maneku ?
    Gjygjtarja e GjKKO-se Palloi e bija e Ilirjan Pallloit ish oficer i Sigurimit te Shtetit,qe krenohej per bemat dhe gjemat qe kishte bere me “punen”e tij ?!Pse nuk studiohet pak nga vjen e kujt eshte cfare lidhje ka me Partine Socialiste dhe Sigurimin e Shtetit ?!Nje monster me shume ne sistemin e kapur te drejtesise se Amerikaneve te Soros,nne turp i palimit te tallen me kete vend ne kete forme !!!!?????.Gjygjtarja Palloi eshte e bija e te jatit kriminel e bastard !Urrejtja per Sali Berishen dhe Demokracine ne kete vend eshte genetike o njerez te lodhur te ketij vendi te leshte !!!!

    1. Shumë mirë e the … urrejtje shtazarake prehistorike kanë këta për doktorin. Të njëjtën urrejtje kanë pasur edhe ndaj Azem Hajdarit, që po këta e vranë.

      Erdhën reptilët.

  8. O ju Turma, a ka vjedh dhe ka bere korrupsion kjo gjyqtare, edhe Mul Noka , zevendesi suprem i Sali Kulle Berishes eshte arrestuar per kalim te paligjshem kufiri.

  9. Kokalari i përgjigjet Argitës: Ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në PD, mos na detyroni të merremi me ju

  10. Asnje vend ne Ballkan nuk e pranoi modelon e Spak kurse Shqiperia e pranoi sepse ju deshte bytha Amerikaneve dhe populli Shqipkar vdes per diktature Amerikane nderkohe qe shajne Enverin

  11. Un njof gjykates ne gjermani me 3-4 mbiemra dhe 5 pasaporta qe i ndrron sipas stines, pastaj per keto histori behen edhe filma ma ka thene nje polic ne kufi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *