Një vatër zjarri ka rënë në Fushë-Krujë. Nga flakët, janë djegur shkurre dhe ferra pranë rrugës nacionale.
Në rrezik ishte edhe një magazinë pranë por zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri, ndërsa vijojnë hetimet.