Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete.
I riu nga Delvina, me iniciale M. H. u arrestua në kuadër të operacionit të kodua “Strike 16” në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj. Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.