• |
ide | kryesore

Lajmi i bujshëm i Bild: një anëtar i stafit të kombëtares së Shqipërisë akuzohet për dhunë seksuale

F1, Sport
Bild


Një anëtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë është akuzuar për dhunë seksuale ndaj një 18-vjeçareje që punonte në hotelin ku skuadra qëndronte gjatë Kampionatit Europian në Gjermani. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në pas-kuzhinën e hotelit në shkollën sportive Kaiserau në Kamen, raporton Bild. E reja ka lajmëruar policinë pas agresionit të ndodhur më 23 qershor në orën 19.30. Prokuroria publike e Dortmundit ka konfirmuar një hetim për këtë çështje.

18-vjeçarja i tha policisë në Unna se shqiptari e ka shtyrë në kuzhinë, e ka puthur dhe e ka abuzuar seksualisht me të. Edhe pse Prokuroria u njoftua menjëherë për kallëzimin e krimit seksual, raporton Bild, i akuzuari ka mundur të kthehet i pashqetësuar në shtëpi një ditë pas humbjes së Shqipërisë ndaj Spanjës. “Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime urgjente për krimin, një kërkesë për një urdhër arresti nuk është dorëzuar. Sipas ligjit gjerman, një përdhunues përballet me të paktën dy vjet burg,” tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë publike.

Lexo më tejVideo/ Tifozët shqiptarë dynden për kombëtaren edhe nën shi: kuqezinjtë befasohen nga mbështetja në Kaiserau

Po sipas Bild, tani po hetohet se deri në çfarë mase i dyshuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas. Agresori i supozuar nuk është as lojtar dhe as zyrtar i nivelit të lartë. Pas zbardhjes së ngjarjes, i riu është pezulluar menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Shëndeti i punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale kanë prioritetin më të lartë”, tha një zëdhënëse e SportCentrum Kaiserau.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *