• |
ide | kryesore

Tragjedia në Fier/ E reja që i vrau partnerin ish-burri: Bëra 7 denoncime, policia u tall

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fier


Të paktën 7 denoncime shkuan në “vesh të shurdhër”, ndërkohë që mund të kishin parandaluar ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij, pasi nuk pranonte ndarjen.

Makthi për 27-vjeçaren, e cila kishte nisur një jetesë të re dhe të lumtur me partnerin e saj, me të cilin priste dhe një fëmijë ka nisur shumë kohë më parë.

Në një dëshmi të dhënë së fundmi për emisionin “Me Zemër të Hapur”, e reja tregon se ish-bashkëshorti i shfaqej poshtë pallatit ku jetonte duke e kërcënuar vazhdimisht me thikë dhe duke e dhunuar psikologjikisht.

27-vjeçarja tregon se efektivët e policisë në Lushnjë, nuk e kanë marrë seriozisht problemin që ata kishin. Në një moment e reja rrëfen një fragment nga të paktën 7 denoncime që kishte bërë në komisariat.

“Unë ju thashë më vjen ish-burri me thikë poshtë pallatit, policët më talleshin dhe më thonin vjen se të shpreh dashurinë e të bën serenata, është për të vënë duart në kokë’’. Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me prova me video dhe voice që më kishte kërcënuar. Më thonin “Hë se nuk ju vrau vërtetë”, tregon ajo.

Ngjarja mund të ishte parandaluar, por policia, autoritetet zgjodhën sërish të heshtnin. Sikur të mos mjaftonte, me pafytyrësi u tallën dhe shpërfillën denoncimin e të resë e cila pret të sjellë në jetë fëmijën e viktimës. 23-vjeçarin Xhimi Baka “e vrau heshtja” e Policisë.

Por pas kësaj ane të errët të realitetit me autoritetet e dështuara në vendin tonë, qëndron një mesazh dhe “thirrje” për të gjitha gratë që kërcënohen dhe dhunohen psikologjikisht nga ish-partnerët, apo familjarët e tyre. Reflektoni dhe ngrijeni zërin, denonconi dhe mos u dorëzoni. Mos u ndalni nga turpi dhe frika.

Ekspertët vlerësojnë se në 13 vitet e fundit janë vrarë 159 gra e vajza shqiptare prej familjarëve dhe partnerëve, ose ndryshe një vrasje me bazë gjinore çdo muaj. Dhuna ndaj grave e vajzave në Shqipëri vijon me ritme shqetësuese. Denoncimet janë duke u ulur ashtu si dhe shpresa se autoritetet do të çojnë deri në fund drejtësinë për këto gra të kërcënuara dhe dhunuara.

Një rast i ngjashëm i frikës së denoncimit për shkak të mentalitetit tonë të vrazhdë dhe jo vetëm është edhe ai i 20-vjeçares në Vlorë, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë.

E reja u dhunua nga burrat e familjes, babai, vëllai dhe personi me të cilin e kishin detyruar të fejohej. 29-vjeçarja përfundoi në spital me plagë të rënda.

Po ashtu sot një 39-vjeçar nga Lushnja ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruan dhunë ndaj gruas dhe djalit të tij të mitur. Ngjarja nuk ishte denoncuar, ndërkohë që ditët e fundit rastet e dhunës në familje nëpër rrethe dhe zona periferike janë shtuar.


1 Comment

  1. PO PRANDAJ ESHTE LIBRI ME IDIOTE

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist

    A.B. Jamieson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *