Një 38-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur në flagrancë në fshatin Vukpalaj duke transportuar dy emigrant. Mësohet se 38-vjeçari ka tentuar transportojë 2 emigrantë nga Irani, me qëllim kalimin e kufirit kundrejt parave.
Ai u kap duke udhëtuar me makinën e tij tip BMW që u sekuestrua së bashku me 2 celularë në cilësinë e provave materiale.