• |
ide | kryesore

Ç’tregon duartrokitja e socialistëve në kuvend për Altin Dumanin

Arkiva, Kryesore, Lajme


Përgjigjet e Altin Dumanit në parlament nuk zbuluan asgjë të re nga dosjet e rënda të politikës që ka në dorë SPAK. Si për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për Charles McGonigal, sterilizimin, shembjen e teatrit, arrestin shtëpiak të Berishës apo përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen “Xibraka”, shefi i SPAK e anashkaloi kuriozitetin e deputetëve me justifikimet klishe se “dosja është në hetim” dhe se “prokurorët janë duke mbledhur prova”.

Por seanca pati vlerë për të kuptuar diçka më shumë nga dilema që mbart SPAK që nga krijimi; Nëse e ka vënë në vështirësi mazhorancën qeverisëse me arrestimet që ka bërë? Apo se është pjesë e teatrit, që arreston peshqit e vegjël në qeveri dhe liderin e opozitës në anën tjetër, sipas një skenari që dirigjohet nga shefi i mazhorancës, Edi Rama?

Dihet se në mesin e opozitës dominon kundërvënia e ashpër ndaj SPAK.

Më besnikët e Berishisës u dëgjuan fort në seancë sot, kundër prokurorit që e mban të izoluar në shtëpi prej më shumë se 7 muajsh. Madje në një moment, i bezdisur nga fjalët e Flamur Nokës nga vendi, Dumani kërkoi ndihmën e drejtueses së seancës, Ermonela Felaj sepse nuk mund të fliste i qetë.

Video më poshtë:

Por interesante në seancë ishte të shihej qëndrimi që mbajti ana tjetër e sallës, ajo anë ku ulen deputetët e Partisë Socialiste.

Ndryshe nga ç’thuhet e ndryshe nga çfarë propagandohet, këta nuk u duk të kishin ndonjë problem me kreun e SPAK, Altin Dumanin. Përkundrazi, e mbrojtën atë nga hamendësimet e opozitës.

Kur Dumani kthehej në të djathtën e tij, ai duhej t’i zgjidhte mirë fjalët, të justifikohej për hetimet dhe të mbrohej kur i kërkonin llogari.

Deputetja e PS, Klotilda Bushka duke pyetur kreun e SPAK, Altin Dumanin
Deputetja e PS, Klotilda Bushka duke pyetur kreun e SPAK, Altin Dumanin

Por kur kthehej në  anën e majtë, e prisnin pyetjet limonatë të tipit “Sa i ka ndihmuar hetimet zgjatja e afateve? A keni pasur rezultate? Si është bashkëpunimi me prokurorinë e përgjithshme?” nga Klotilda Bushka.

Deputeti i PS, denis Deliu duke pyetur kreun e SPAK, Altin Dumanin
Deputeti i PS, denis Deliu duke pyetur kreun e SPAK, Altin Dumanin

Aq i kënaqur ishte nga SPAK, deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu saqë shprehu idenë në formën e një pyetjeje që të hapeshin zyra të reja edhe në qytete të tjera. Idea u shoqërua me premtimin e Dumanit se do të ndodhte.

Një moment për t’u shënuar në seancë ishte ai kur Ermonela Felaj humbi durimin dhe i preu fjalën deputetes së PD, Elda Hoti, e cila po interesohej për hetimet e kompanisë “5D”, të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, duke pyetur nëse sekuestro ishte e vonuar.

Teksa deputetja e PD Elda Hoti po fliste, ajo u ndërpre nga Ermonela Felaj që i bërtiti: “Ulu moj zonjë, ulu. Nuk do mbash fjalim këtu. Bëni pyetje, jo ligjërata…”.

U desh që deputetët e PD të çoheshin në këmbë në shenjë proteste, që Elda Hoti të merrte fjalën sërish.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla duke mbrojtur shefin e SPAK, Altin Dumanin nga opozita
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla duke mbrojtur shefin e SPAK, Altin Dumanin nga opozita

Si të mos mjaftonte vigjilenca e Ermonela Felajt, ishte Ministri i Brendshëm, Taulant Balla që i doli në mbrojtje Altin Dumanit dhe kërkoi disiplinimin e fjalimeve të opozitës.

“Është qesharake ajo që po ndodh, kur pjesa më e madhe e pyetjeve nuk kanë të bëjnë fare për atë që jemi mbledhur. Zonja drejtuese e seancës do t’ju kërkoja që t’i referohemi saktësisht nenit 103” u shpreh Balla.

Për sa kohë Altin Dumani ishte në foltore, socialistët u shndërruan në avokatë të zellshëm të prokurorit që thuhet se po bën kërdinë në radhët e Partisë Socialiste. Edhe vetë Dumani tentoi që ta shprehë këtë ide që qarkullon në opinionin publik. Video poshtë:

Kur vuri re pakënaqësinë e opozitarvëve, ai lëshoi një pasthirrmë ironie: “Mirë! Shyqyr që erdhi kjo ditë! Kur të arrestosh një ish-ministër, një ish-kryeministër, gjyqtarë, prokurorë apo deputetë nuk ke bërë asgjë… apo ish-zv.kryeministër!”

Në fakt, shifrat janë në anën e tij. Gjahu i SPAK është i bollshëm; Një ish-zv.kryeministër si Arben Ahmetaj, një ish-ministër Shëndetësie si Ilir Beqaj, një ish-ministër Mjedisi si Lefter Koka, një ish-kryebashkiak si Vangjush Dako, një tjetër si Jorgo Goro, një deputet si Alqi Bllako, Arben Ndoka etj.

Po ashtu SPAK po heton pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, ka thirrur për të marrë në pyetje ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë në pyetje ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ish-drejtorin e legalizimeve, Artan Lame etj.

Por me të gjithë këta ish-drejtues socialistë që ka hetuar dhe ka burgosur, sërish Dumani dhe kolegët e tij në SPAK nuk e kanë lëkundur ngrehinën që mban në pushtet të njëjtët njerëz prej 13 vitesh.

Madje në hetimet që kanë bërë, ata kanë shmangur gjithnjë njeriun që udhëheq socialistët, kryetarin e tyre Edi Ramën. Provë e kësaj është edhe fakti se Rama është nga të paktët politikanë që nuk është thirrur asnjëherë në SPAK, qoftë edhe për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjet që e prekin si kryeministër.

Prandaj, kur ai foli në parlament, socialistët e lanë të flasë pa e shqetësuar, e mbrojtën nga akuzat e opozitës, madje e duartrokitën në fund, jo se është ndonjë “hero i fëmijëve tanë”, por se nga mënyra si e trajtuan në Kuvend, e konsiderojnë hero të partisë.

Video më poshtë, kur vetëm gjysma e sallës, nga ana e socialistëve e duartroket Altin Dumanin në fund të fjalës së tij.


30 Comments

  1. PS dhe PD sot treguan qe ishin dakortesuar mbi sulmin banal qe ju be Dumanit nga deputetet hallexhinj kdhe kamikaz te Saliut. A ka deputet qe nuk e di qe Dumani eshte aty per te folur per rezultatet dhe jo per hetimet ne proces? A ka deputet qe nuk e di qe nje prokur nuk flet per hetimet ne proces? Keta ropqira ne bashkepunim me njeri tjetrin e lejuan qe ajo seanc te behej ne menyr lincuse ndaj Dumanit. Me nje fjal do mjaftonte qe maxhoranca qe ka ne dor dhe drejtimin e parlamentit, ti ndalonte keta varikarsa (qe jan per vete me dosje te hapura) te benin pyetje idjote e politike dhe aspak profesionale. Ta kthenin nje seanc te rendesishme ne thiatro qe te kenaqin ate ne maj te papafingos. Turp, turp dhe vetem turp. Sherdheuja ropt Duman, te gjithva me PS me PD me PL, te gjitheve se te gjith ata aty jan nje klan mafjoz dhe sot e treguan, jan i njejti klan pavarsisht se tallin karin me militantet perkates. Ke ne dor te besh histori. Politiken e ke kundra por shumica e shqiptareve jan me ty (pervec militanteve trushkulur qe nuk duhen per asgje. rrac vemjesh e krymbash pa mendje).

    1. Po pse e fut Ps ne kundershtare te Dumanit o i zgjuari i ores 19:05? Ata te gjoret qe ishin ne salle vetem e duartokiten! Biles nje pjese u bene avokater te tij gjate pyetjeve te opozitarevet,ku shkelqeu drejtuesja e kuvendit Felaj.Rri shtrember por fol drejt.Mos ja u ha hakun socialisteve ( rilindasvet) ata po e luftojne krimin e korupsionin dhemb per dhemb me koleget e tyre ne Skap

      1. Ai eshte thiatro per ata si ty. Per cfar te duartorkasin ata kur po futen me rradh brenda? Asnje politikan nuk ka cfar te duartrokas. Ata kan te giith te njejtin hall.

        1. Ti j3 patronazhist e pleh komplet ?Narko shteti sot kishte dite te keqe !
          Deputetet e PD,flas ata qe jane opozita e ketij vendi i treguan shqiptareve se kush eshte dumani,narkomani dhe sherbetoret e regjimit !
          Seanca foli qarte ,hajdutet jane ne aksion per te bere te gjithe pis ata qe na vjedhin dhe ata qe denoncojne vjedhjen,strategji e partise socialiste ka faj ao qe ka lopen me shume se hajduti qe ia vjedh ate !!!!!

          1. Ik ore te qifsha ropt ty militant bythe, vemje partiake. Patronazhist thot ropqiri. Ik ore krymb bythe se sjan te gjith si ty, varikars. O ropqir, o militant dudum, se mendon dot tjetrin pa parti o enverist sahilist. Te shkerdheva farefisin ty dhe patronazhistave apo suflakeve si ty mos u pergigj me komenteve te Mia o partiak, o qenie and shpifur

    2. Ha mut ha ti ?Nga e more vesh apo ta tha erion Veliaj,hajduti i 5 D ?
      Partia Demokratike shkerrmoqi monstren nensherbim te mafies Altin Dumani kete dite,i dha publikut panoramen e qarte se kush eshte me mafien qe na vjedh cdo sekonde ne ket3 vend dhe kush eshte kunder Mafies !
      Me beri pershtypje Flutura Açka nje njeri qe merrej me letra,e ardhur ne parlament me votat e demokrateve dhe gajaset mw Spirropolin ?
      Nkrmale se i ka ikur mendja ka ca kohe,m3 humbjen e djalit ka humbur dhe dinjitetin dhe çdo gje kjo budallaqe e lulzim bythes !

      1. Ja dhe nje mitant tjeter. Ka dal ketu e po flet sikur e kan hyp ne tribun kur ne realitet ka hyp te maja karit e Saliut dhe mendjen e ka akoma te xhaxhi Enver por qe merr formen e surratit te Saliut. Nuk u pergjigjem me militanteve partiak. Jeni vemje te shpifurA qe mbani me oskigjen ca ropqira si Ram inceneritori , mut Meta dhe Salike Bejelri. U zhdukshi te gjith ju militantet, pavarsisht ca partie tifozoni, rrac vemjesh te ndyra.

    3. FISI KOMUNIST NE KULMIN E SHIJIMIT PARAJSES NE KETE BOT DHE FILLIMIN E RENJES PIKIAN , SHKAK BURIMET E SAJ POPULLI NE FERR QE KETO I SOLLEN NE CDO KUPTIM thotë:

      KY FIS TASHME PIS,I KISHTE GJITHA MUNDESIT PER CDO TE MIR TI SILLTE KETIJE KOMBI ,POR NE VEND TE SAJ I SOLLI CDO TE KEQE ,ANI JA SOLLI SEJCILI VETEM VETES VET,ANEJ NGA DOLEM ASNJERIN SE NXEN ME KTHIM PAS NUK KA KJO ESHTE E SIGURT ECURIJA PERPARA KA DOMOSDOSHMERI DHE PERGJEGJSI LLOGARI, VLERA VIRTYT, E KERKUT ME FORC KET RRUG ,SHIJONI DHE FUNDIN E UDHTIMIT SJU KA KUSH FAJIN

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Duartrokitja e hale-deputetëve rilindas tregon se ose tu vemë drunë me dhunë ose të vazhdojnë të na venë drunë siç na e kanë vënë prej 11 vitesh, aq sa për 4 vjetë të tjera do të kenë ikur edhe patronazhistët, jo më opozitarët!

    1. Ku qi Dumani per karagjozet e parlamentit.
      Ai ua di zullumet. Dhe qesh me vete. Prisni prisni se po i qendis dosjet.
      Kur te jeni perball te tavolina e punes se tij. Do qani si cupelina.

  3. PS dhe PD nuk kanë nevojë të na tregojnë se njëra është më pak e keqe se tjetra, se njëra ka hajdutë më të sofistikuar e tjetra më banalë. Mjafton skena e sotme, ku fytyrat e majmura të deputetëve të PS ishin sinkron me hakërrimet e opozitarëve pazarxhinj.

    Nje institucion ku beson mbi 70% e shqiptarëve, bullizohet, denigrohet dhe kërcënohet në shkelje të ligjit dhe me shkeljen e syrit nga mazhoranca. Sepse frika nga SPAK i ka bërë bashkë. Dhe kur frika bën bashkë një klasë të tërë politike, asgjë e mirë nuk e pret një vend

  4. Duartrokitje për punën e mirë në shërbim të partisë dhe kumandar Edverit!!!
    70% e shqiptarëve beson te Aspaku??? Mos është e kundërta sepse kanë besuar si qorra dikur që drejtësia e re alla rilindase do vepronte. Por arritjet më të mëdha janë vetëm cironkat dhe mbajtja në izolim e Berishës, dhe hapja e çështjeve të pa qena kundër opozitarëve.
    Zullumqarët kryesorë Ram ,Veliaj ,e shumë të tjerë janë duke vazhduar të vjedhin akoma!!

      1. Ti nuk le hale pa u lepire o mavi bythe,nuk le hajdut pa mbrojtur e kriminel pa nderuar,duhet te jesh gjysme njeriu se nuk ka mundesi !!!!
        Vdeksh ti e soji yt i ndyre qe rroni kot mbi toke,per nje sufllaqe ju shkpni me motren,gocen e mammane tuaj,keto jeni ju socialistet e edi rames,madje e quani trendi se jane bere dhe filma apo jo ?!

        1. Te shkerdhefsha Ed Ramen e Saliun tend. Shkruaje dhe ti kete. I’m o bythqir militanti, me tregon ti lepirjet o varikars. Po sjam si tu un qe sgjohesh e fle me partin o militant bythe. Ik te thash tani, Ik lepija te papafingo se per aq je ti. Ketu te flasin ata qe marrin vesh. Ti je dal ketu per ta lepir.

  5. I thirri, i pyeti, u hapi dosje, i arrestoi, u mori deshmi, u hetoi pasurine…. bla bla bla. Sa politikaneve u ka qepur dosjen? Sa jane denuar me vendim te formes se prere? Sa prej tyre u mori pasurine e vjedhur? Asnjerit. Prandaj deri tani mbetet ASPAK, vegel ne fuart e Rames

    1. Ne tre vjet jan denuar me shum se sa jan denuar ne 30 vjet o sylesh. Po ti je militant bythe dhe sdo me pa.

  6. I thirri, i pyeti, u hapi dosje, i arrestoi, u mori deshmi, u hetoi pasurine…. bla bla bla. Sa politikaneve u ka qepur dosjen? Sa jane denuar me vendim te formes se prere? Sa prej tyre u mori pasurine e vjedhur? Asnjerit. Prandaj deri tani mbetet ASPAK, vegel ne duart e Rames

  7. Ky mlyfi kur e mendon se nga vjen dhw ku eshte o zot se cfare mind te beje e te thote asgje nuk esgte kjo qe i sherben largqoftit,monstres me emrin edvin !
    Vjen nga zona e thelle e dibres dhe ky si ulusiu se ai eshte ndermjetes me edi e olsi ramen vijne nga aty ku pula nuk kishte gure te haje o njerez.
    Keto fshatare te kequshqyer e rritur ne skamje nuk kane kulture,dinjitet e ndjesine se cfare eshte shteti ?!Kir i kujtohet kwtij dumanit se shkonte 2 klm larg shtepise te beje çiçin ne oren 8 te darkes se atke kishte wc-ne dhe si jastik perdorte nje trung te lrere nw pyell nga i jati i rreshkur nga dielli e i ftohti e dini se ccare eshte ne gjendje te beje ky apo ulusiu qe fshinte qyrret me mwnget e xhupit ushtarak me pambuk ne shkolle te larte dhe me shume iahte zgjyre se dukej ngjyra jeshile e tij ?!?!
    Ruajuni nga keta se jane pjella te shemtuta e vrasese,nje deshtim i njerzimit,jqne devijanca njerzore !

  8. Z. Dumani.
    Vazhdoni punen qe keni nisur.
    E di qe nuk e rraun fare se ca thon keto monstrat e parlamentit. Dhe qe do besh ate per te cilen je zgjedhur.
    Ke mbeshtetje te madhe sa kurr askush nuk ka pasur.
    Tregoje veten se cili je. Nje burre dibre qe nuk ben kompromise me sharlatanet e politikes son te qelbur.
    Vazhdo Vazhdo.

  9. Jepi Duman. Ti ua di te gjitha ketyre ropqirave, qendisua mir e merri me rradh. Mos e rruj fare, se pateonazhistat e Rames dhe dumbadistat e Saliut jan gjithmon e me pak, pavarsisht se duket sikur jan shum.

    1. Dumani eshte i vetmi qe meriton respekt. Nuk ka vjedh si shefi jot. Ai eshte ne sherbim te drejtesis, kurse ju ne sherbim te babezis dhe vjedhjes qe e mbroni nga mengjesi deri ne dark me arsyetimin se keta kan vjedh me shum se ata.

    1. Mos u merzisni ju te parlamentit.
      Se dardha e ka bishtin mbrapa.
      E kemi kuptuar tashme dhe eshte shume e dukshme.
      Se endra juaj me e keqe eshte dumani.
      Kur tju vi thirrja per te spak. Do ju dridhen leqet e kembes. ATJE KERKON LLOGARI AI.
      Dhe llogarin ai e ka me pasoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *