Edi Rama nuk do të marrë pushimet pa bërë edhe një takim me kryebashkiakët. Mësohet se nesër paradite ata janë thirrur në sallën Cod në Kryeministri. Fokusi kryesor i takimit pritet të jetë kryesisht mbarëvajtja e sezonit turistik, por edhe diskutimi për çështjen e legalizimeve, ku pritet që një pjesë të procedurave t’u kalojnë bashkive. Për bashkitë e jugut Rama pritet t’u japë edhe një porosi për të mbështetur Vangjel Tavon në zgjedhjet e Himarës.©LAPSI.al