• |
ide | kryesore

Euro 2024 nuk ndikon në renditjen e Shqipërisë: Spanja bën lëvizjen më të madhe në renditjen FIFA

Sport
FIFA


Europiani në Gjermani nuk ka ndikuar aspak në renditjen e Shqipërisë në vlerësimin e përmuajshëm që jep FIFA. Kuqezinjtë kanë mbajtur vendin e 66-të në renditjen FIFA, pas tre ndeshjeve të luajtur në qershor në finalet e Euro 2024.

Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho morën një barazim e dy humbje në tre takimet zyrtare, ndërkohë që fituan dy miqësoret e qershorit, kundër Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Shqipëria ka 1375.49 pikë, kundrejt 1379.4 që kishte në renditjen e mëparshme: një rënie e pandjeshme që nuk lejon të kaloj askush nga poshtë tyre. Nga rivalët e Shqipërisë zbritjen më të madhe e përjetoi Kroacia që kaloi nga vendi i nëntë në të 12-tin.

Lexo më tejShqipëri – Kroaci në 10 sfidat më të bukura të Euro 2024: votat mund ta nxjerrin fituese

Asnjë ndryshim në krye të renditjes së FIFA-s, edhe pse lëvizjen më të madhe drejt kreut e ka bërë Spanja. Argjentina është ende lider në renditjen e FIFA-s pas suksesit në Kupën e Amerikës. Kombëtarja e udhëhequr në fushë nga Messi e Lautaro Martinez i paraprin Francës, gjysmëfinaliste në Euro 2024. Në vendin e tretë janë kampionët e rinj të Europës, Spanja. Vendi i dhjetë për Italinë, i freskët nga kampionati europian zhgënjyes dhe i parakaluar nga Kolumbia, e cila pas arritjes në finalen e Kupës së Amerikës, është ngjitur nga vendi i 12-të në vendin e nëntë. Plotësimi i dhjetëshes së parë: Anglia në vendin e katërt, Brazili në të pestin, Belgjika në të gjashtin, Holanda në të shtatën dhe Portugalia në të tetin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *