• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm në Lezhë, makina e përplasur dëmton 8 të tjera

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Dy automjete janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve. Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhë.

Informacion paraprak:

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Lezhë- Milot, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. Gj., është përplasur me automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L. L, dhe me disa automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë një restoranti.

Nga përlasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *