• |
ide | kryesore

Arrestohen 5 policë për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Arkiva, Lajme, Të fundit
AMP pezullon nga detyra dy punonjës, policë, të Policisë Rrugore në Tiranë


Endri Hazizi, Aurel Tahiri , Xhevahir Stërmugu, Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë 5 punonjësit e policisë ndaj të cilëve Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Elbasanit.

Masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” është ekzekutuar për punonjësit Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.

Masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” është ekzekutuar për punonjësit Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas hetimit 4-mujor të kryer nga AMP është arritur të vërtetohej me prova përfshirja e këtyre punonjësve në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *