• |
ide | kryesore

Skandali i micro kredive/ Një tjetër vetévrasje në skemën e MCA

Arkiva, Kryesore, Lajme
Pal trashaj Olsi Ibro


Skandali i micro kredive ka çuar drejt vetëvrasjes një tjetër viktimë e cila këtë herë gjendet në anën tjetër të litarit, jo si kredimarrës, por si kredidhënës. Në fillim të qershorit bëri shumë bujë rasti i Pal Trashajt, i cili i dha fund jetës përpara SPAK-ut duke pirë fotoksinë, pasi një zinxhir i madh borxhesh të shtuara dhe të rënduara i ishin kthyer si lak në fyt, duke ia bërë të pamundur ekzistencën.

Ndërsa këtë të dielë 45 vjeçari Olsi Ibro, i cili bashkë me të shoqen drejtonte kompaninë Micro Credit Albania, pasi ka pirë lëndë helmuese është hedhur nga një pallat pas stacionit të trentit. Me sa duket pronari i MCA-së nuk e ka duruar dot sekuestrimin e kompanisë për abuzime, presionin e madh publik për “rrjepjen” e padrejtë të kreditorëve të thjeshtë dhe denoncimet e shumta që ishin bërë kunrdjet mënyrës se si ai bënte biznes me kreditë e këqia.

LEXO ME TEJ:

Afera e mikrokredive, ky është vendi ku kreu i MCA i dha fund jetës (FOTO)

Dyshohet se pronari i MCA, shoqërisë që u sekuestrua nga Prokuroria e Tiranës në 19 korrik pasi ka parkuar automjetin para pallatit në ndërtim, ku dhe kreu vetëflijimin, ka pirë helmin në makinë, është ngjitur lart dhe është hedhur, duke i dhënë fund jetës.

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar çastet e fundit të jetës së pronarit të MCA, i cili ndërmori aktin e rëndë disa metra larg banesës së tij.

Një ditë më parë prokuroria e sekuestroi kompaninë MCA për “Mashtrim me pasoja të rënda të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Sipas organeve të drejtësisë Micro Credit Albania ka bashkëpunuar dhe me shoqëri të përmbarimit, si dhe me një eksperte vlerësuese, “me qëllim që të shtrëngonin dhe detyronin debitorët, për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat. Disa dhjetra mijëra qytetarë rezultojnë të jenë prekur nga kjo skemë.

Njëri prej tyre ishte edhe Pal Trashaj i cili në moshën 63 vjeçare i dha  fund jetës përpara SPAK-ut. Ai kishte marrë në 2008-ën, një kredi në vlerën e 76 mijë lekëve, pranë një banke të nivelit të dytë. Pas një ndryshimi ligjor që u bë për të lehtësuar bankat që në mesin e viteve 2010 kishin 25% të portofolit të tyre kredi të këqia, ato kredi u lejuan të blehen nga kompani më të vogla, për të shpëtuar sistemin bankar. Kredinë e Pal Trashajt e bleu MCA, e cila me kalimin e viteve kërkonte 4.8 milionë lekë, duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën e tij.

Historia e Pal Trashajt, njeriut që i dha fund jetës në dyert e SPAK

Prej kësaj historie plasi edhe skandali i Micro kredive, që u bë temë e emisioneve në prime time dhe pjesë e debatit parlamentar ku i kërkohej llogari herë Bankës së Shqipërisë, herë ministrisë së Drejtësisë që nuk kishte kontrolluar përmbaruesit dhe herë parlamentit që nuk kishte nxjerrë ligje për mbrojtjen e shtresave më vulnerabël. Sepse këto të fundit ishin pjesa më e dëmtuar, numri i të cilëve sipas deputetit Agron Shehaj shkon deri në 100 mijë vetë.

Kundër këtyre kreditorëve që nuk kishin më fuqi paguese kompanitë si MCA kanë “përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj) duke mos i dhënë atyre asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme”,  thuhet në noftimin e prokurorisë. Po ashtu “është përdorur presioni psikologjik dhe përndjekja e debitorëve dhe familjarëve të tyre, nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme (dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive.

Kanë qenë këto konstatime dhe trysnia e madhe publike që me sa duket kanë shpënë drejt vetëvrasjes pronarin e MCA-së Olsi Ibro, i cili bëhet viktima e dytë e skandalit të micro kredive pas Pal Trashajt duke dëshmuar se, si pamundësia për të paguar borxhet, po ashtu dhe etja e madhe për para, mund të kenë përfundime fatalisht të njëjta.

©Lapsi.al

 

 

 

 


5 Comments

  1. Te dy viktima te nje njeriu te vetem: Tedi Malaveci! Njeriu qe per te vene gjoba, del gjasme ne mbrojtje te njerezve. Njeriu qe ka shitur sistemin Tims te sherbimet ruse per 15 milion euro dhe qe pret burgun nga dita ne dite. Njeriu qe eshte denuar per trafik droge ne Hollande dhe qe drejton permbarimin. Malaveci nxiti Trashajn te pinte fotoksine dhe detyroi Ibron te hidhej nga pallati

  2. Bravo Saliu dhe ne varr e ka fajin, ndersa plera e Surrelit mjaton ta ket mir me USA dhe ate kurven e Italis popullit te vet qe me qingijet ja vjedh voten ne te semes.😂😹😅

  3. Nese gervishtet siperfaqja e cdo grope ( gjoja e mbuluar) e cdo veprimi ne administratenen rilindase ( qendrore a lokale) do vije era e qelbet.Dhe dhente kullosin te pa shqetesuara ne jeshillekun qe mbulon keto gropa septike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *