• |
ide | kryesore

Raporti i BE për shtetin ligjor/ Drejtësia e re, e pafuqishme përballë korrupsionit

Arkiva, Kryesore, Lajme


Shqipëria vazhdon të vuajë nga një sistem i sëmurë drejtësie, megjithë reformën që u bë në drejtësi. Këtë lë të kuptohet ekstrakti të raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, kapitulli 24 që ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe që është siguruar nga Lapsi.al.

Të dhënat që citon raporti janë shumë larg deklaratave të marketingut që nxjerrin ambasadorë apo politikanë të mazhorancës. Përkundrazi, BE nxjerr një seri problemesh nga sistemi i drejtësisë, që është produkt i reformës së imponuar nga Rilindja dhe që pati shtysën e partnerëve ndërkombëtarë. Por ndërkohë që reforma në përgjithësi reklamohet si një histori suksesi, raporti i BE që ka të bëjë me çeljen e negociatave nis dhe mbaron me simptomat e një drejtësie të sëmurë që shfaqet e dobët dhe e pafuqishme përballë një sistemi të korruptuar.

Skanimi i BE nis që nga mungesa e magjistratëve dhe vendet bosh që mbetën në sistem nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në veting, mungesa e transparencës për lëvizjet dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në veçanti, pohon kohën e gjatë që merr një vendim në gjykatat shqiptare, pa harruar edhe çështjet e mbartura.

Por një nga pikat që vërehet me shqetësim nga monitorimi i sistemit tonë të drejtësisë, është presioni i politikanëve apo zyrtarëve të lartë ndaj njerëzve të drejtësisë.

“Megjithë pavarësinë e fortë dhe garancitë që u dhanë, procesi i emërimeve, promovimeve dhe transferimeve të magjistratëve, ndikohet nga transparencë e kufizuar dhe sfida në kohë dhe cilësi për vlerësime. Mbeten shqetësim tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë” thuhet në dokument.

Raporti hartohet për nisjen e negociatave, që aktualisht janë të bllokuara me veton e Greqisë pas burgosjes së Fredi Belerit. Por ky nuk është rasti i vetëm që tregoi se si është nënshtruar sistemi i drejtësisë përballë pushtetit të qeverisë.

Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha është nën arrest shtëpie, të gjithë krerët e tjerë të opozitës janë nën hetim apo nën akuzë nga SPAK. Ndërsa nga të rrallët politikanë që nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga organet e reja të drejtësisë është kryeministri Edi Rama./Lapsi.al


Ekstrakti i plotë i raportit të BE për shtetin e së drejtës, kapitulli 24

Shqipëria ka zbatuar një reformë thelbësore në drejtësi që nga viti 2016: i gjithë sistemin e drejtësisë është ristrukturuar dhe vettingu i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka forcuar llogaridhënien. Ka mangësi në emërimet e anëtarëve jo magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është funksional, por numri i konsiderueshëm i vendeve vakante magjistrat-inspektorë përbën një sfidë. Megjithë pavarësinë e fortë dhe garancitë që u dhanë, procesi i emërimeve, promovimeve dhe transferimeve të magjistratëve, ndikohet nga transparencë e kufizuar dhe sfida në kohë dhe cilësi për vlerësime. Mbeten shqetësim tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë.

Sistemi modern me elektronikën e integruar të menaxhimit të çështjeve ka mbetur pezull për një kohë të gjatë. Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore ndikon negativisht në cilësinë e drejtësisë. Mbeten sfidat në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave dhe sasinë e çështjeve të mbartuara, ndërsa ende nuk janë zbatuar masat e mëtejshme për rritjen e
efikasitetit.

Është duke u përgatitur një Strategji e re Kundër Korrupsionit për 2024-2030. Kuadri ligjor për të luftuar kor-
këputja është gjerësisht në vend. Ka rezultate inkurajuese të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit.
ture (SPAK) dhe gjykatave të SPAK, megjithatë autoritetet që janë të specializuara në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, shfaqin mungesa sa i përket burimeve dhe mjeteve të specializuara që kanë në dispozicion.

Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni ka ardhur në rritje
tre vitet e fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ka ngritur shqetësime. Përdorimi sistematik i hetimit financiar
dhe konfiskimet e pasurive janë përmirësuar, megjithëse kufizimet në veprimet praktike e ulin ndikimin e tyre.

Koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe zbatimit të ligjit mbeten të dobëta.

Ndërsa deklarimet e pasurisë verifikohen nga Inspektorati i Lartë për Deklarim dhe Auditimin e Pasurive dhe Konflikti i Interesit, ekzistojnë disa mangësi në aspektin e mandatit dhe burimeve njerëzore. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe fushatat zgjedhore. Masave parandaluese pengohen nga një kuadër ligjor tepër kompleks dhe vazhdojnë të ketë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël.

Janë ngritur shqetësime në lidhje me pavarësinë e autoritetit rregullator audio-vizual.

Rregullimi i kufizuar për transparencën mbi pronësinë e medias dhe përqendrimi i lartë i kësaj pronësie ndikon negativisht në pavarësinë e medias. Nuk ka një shpërndarje të drejtë të reklamave shtetërore dhe të burimeve të tjera shtetërore.

Ekzistojnë shqetësime në lidhje me pavarësinë e transmetuesit publik. Ndryshimet në ligjin për të drejtën e informimit sjellin ndryshime pozitive, por ka mangësi në drejtim të zbatimit. Korniza për mbrojtjen e gazetarëve është e vendosur, por sulmet verbale dhe fizike, fushatat e shpifjeve dhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike përbëjnë shkak për shqetësim.

Sfidat në lidhje me cilësinë e procesit legjislativ përfshijnë efektivitetin e kufizuar të publikut në konsultime. Ndryshimet në Ligjin për Komisionet Hetimore janë kritikuar për kufizimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit dhe janë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Polarizim i thellë politik pati një ndikim negativ në efektivitetin, transparencën dhe objektivitetin e punës parlamentare. Gjykata Kushtetuese është efektive në ruajtjen e kontrolleve dhe balancave institucionale, edhe pse Parlamenti ka dështuar të respektojë disa nga vendimet e saj. Korniza ligjore për Avokatin e Popullit dhe Komisioneri kundër Diskriminimit është në funksion, por ka pengesa për punën e tyre efektive. Mjedisi për organizatat e shoqërisë civile është sfidues, çka përfshin kërkesat për riregjistrimin dhe financimin e kufizuar publik.


12 Comments

  1. Drejtesia e re nuk e lufton korrupsionin , sepse edhe drejtesia e re ka qellim vetem korrupsionin , dhe gjithcka ne shqiperi eshte e zhytur ne korrupsion , korrupsioni edhe bere trashegimi genetike, kush lufton korrupsionin ai ndeshkohet

  2. Drejtesia e re nje dizaster totale e ideuar dhe e prodhuar nga nje i marre dhe superhajdut i gjate per te vjedh e mbajtur pushtetin pafundesisht . Praktikisht drejtesia e re eshte nje M.. me i madh se e shkuara .

  3. Po normale. E sulmojn politikanet e korruptuar cdo dit, te te gjitha kraheve Foltorja me Like floririn sulm frontal. E godet dhe PS me goditje nen brez, as personel as fonde, duan dhe ta kontrollojn me komisione kari. E sulmojn dumbabistet dhe suflaket. E sulmojn media kazan si puna e lapsit. Nuk e ka te thjesht ta coj para detyren ne mes te giith ketyre sulmeve. E megjithate, ne krahasim me te gjitha inaitucionet e tjera (qeveri, parlament, opozit, presidenc) eshte institucioni qe ka punuar me mir, edhe pse gjith kohes ne sulm.

    1. Ti kaq kar je?!

      Inceneratorët, drejtorët e bashkisë, dosjet e dibrës e shijakut, lëshimi gjasme i 70 fletarestesve dhe mos arstimi qoftë edhe i njerit prej tyre e tj e j tregojnë më së paku paaftësi për të mos thënë se e kontrollon edvin-sorros!!?

      Debil ose përfitues!

      1. Ik se te shkerdhefsha farefisin tu suflake dumbabiste, ndyresir e krymb bythe. Ti ropqir mos u pergjigj me komenteve te mia se do ti shkedhej gjith grat e fisit ty e gjith suflekve ropqire si ty. Mos me shkruaj me se te shkerdheva gjith femrat e familjes. Ate karin ta fus ne byth krymb tastiere e suflake e frustruar. Ik bej nje jet tenden ropqir, ha ate mut suflake e mos me caj me karin Mua. Ti komentet e tua e un te miat.

  4. E mret vesh te fundit , listat sipas marrveshjes PS-PD do jene te mbyllura .
    Opozit me kurve nuk kam pare . E gjithe politika eshte kurve por ju te opozites jeni piçka .
    Ropt ty o berisha , ty o pallosh , opozites dhe gjithe politikaneve kurva . Tani i kemi te sigurta edhe tet vite opozite

    1. pse cfar prisje ti te bente Berisha, mrekulli? Ai eshte aty per hallin e vet e te familjes. Ja tha cop Bashes: mua para familjes e bythes time nuk me rruhet as per demokratet, as per Shqiperin. Dhe po e tregon cdo dit qe kalon. Pakti Rama-Berisha eshte ven ne jet.

  5. Berisha ka nxjerrë të bëjë një deklaratë Klevis Balliun, për të thënë se Berisha, që kur ishte jashtë burgut postonte çdo fundjavë foto nga vila në Lalëz, se në fakt, ai nuk ka asnjë vilë.

    Berisha nëpërmjet Balliut, thotë se ajo vilë, në fakt është vetëm gjysma e vajzës së tij, pasi gjysmën tjetër e ka dajua i Argitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *