• |
ide | kryesore

Shehaj interpelancë me Ministrin e Financave: Do shkosh në SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj


Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me kontratat koncesionare.

Shehaj ngriti shqetësimin se pavarësisht miliarda eurove të PPP-ve ka një mungesë total mbi respektimin e kontratave koncesionare.

Shehaj solli disa shembuj, ndërsa u ndal edhe tek koncesioni i rrugës Thumanë-Kashar, duke thënë se ky koncesion është mbajtur i fshehtë dhe nuk është publikuar në raport.

Nga ana e tij, ministri Meta u shpreh se PPP monitorohen nga vetë autoritetet kontraktore. Ministri tha gjithashtu se në Shqipëri janë 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re dhe as në 2024 nuk ka ndonjë kontratë të re.

Shmangies së përgjigjeve të Metës mbi PPP-të, Shehaj iu përgjigj nga vendi se do të shkojë në SPAK.

Shehaj: Pavarësisht miliarda eurove të PPP ka një mungesë totale informacioni mbi respektimin e kontratave koncesionare. Ne dimë sa para jep shteti koncesionarëve, por nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e investimeve që privatet duhet të kishin bërë. Nuk dimë nëse këto investime janë bërë brenda afateve. Ne nuk dimë nëse koncesionari ka plotësuar kushtet e kontratës. Këto kontrata janë hartuar në interes të koncesionarëve dhe jo qytetarëve.

Vetë kontratat nuk kanë logjikë ekonomike të përbashkët. Rruga e Arbrit psh, një investim prej 74 km, në terren të vështirë, investimi i parashikuar 265 mln euro. Rruga Thumanë Kashar 20 km, fushore, 224 mln euro. Si ka mundësi kjo? Mos vallë janë fryrë kostot e rrugës Thumanë -Kashar? A keni bërë verifikime për këtë? A keni monitoruar këtë kontratë koncesionare se në raportin që keni publikuar me një vit e gjysmë vonesë mungon koncesioni Thumanë Kashar. Do të doja të dija pse e keni mbajtur të fshehur këtë koncesion.

Mete: Janë autoritetet kontraktore që monitorojnë zbatimin nëpërmjet njësive të tyre të menaxhimit të kontratave dhe janë ato që raportojnë në ministrinë e Financave që në vijim bëhet ky raport.

Ne do hartojmë dokument të risqeve fiskale, synimi ynë është të publikohet në shtator dhe do të jetë i emërtuar “deklarata e risqeve fiskale”.

Në sot kemi 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re dhe as në 2024 nuk kemi ndonjë kontratë të re. 

 


2 Comments

  1. Shi shi edhe shehaj doli pro SPAK SPUK SPOK-ut ? Sa lek te vjedhura jane kthyer mbrapsht popullit ? Kush do vuaj realisht denim ? apo do jet drejtesi alla Rama “eme se ska bere ndonje gje te madhe”…po gerzon nga qefi Rama sa her qe kercenoni me SPAK SPUK SPOK

  2. Artan Fuga tallet me PD-në e Berishës: Këta janë për të qeshur me lot. Ku je o Lulzim Basha…filloje tallja e bythes mbas mareveshjes qe salihu pranoje te bej me ramen,nga ballkoni ku po vegjeton te gjithe shpellkaret ndjehen te lumtur per kete fitore te salihut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *