• |
ide | kryesore

Operacion me Malin e Zi/ Policia asgjëson mijëra bimë kanabìs dhe arreston një 27-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia


Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp u njoftuar finalizimi i operacionit “Bjeshkët”, kundër bimëve narkotike në territorin e Malësisë së Madhe, në kufirin me Malin e Zi.

U bë asgjësimi i 11.358 bimë kanabis narkotike si dhe arrestimi i shtetasit Mark Gilaj, 27 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë.

Gjatë operacionit u sekuestruan Një armë zjarri me municion dhe një çifte, të dyja pa leje.

Kujtojmë se që nga muaji janar janë asgjësuar 229 mijë bimë kanabis.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *