• |
ide | kryesore

Basha: Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet janë bërë bashkë për Kodin Zgjedhor

Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha


“Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet, nga një anë të korruptuarit e PS, në anën tjetër ata që shitën kauzat e opozitarizimit, duke liruar me amnistinë ata që u dënuan nga SPAK, janë bërë bashkë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, u shpreh Lulzim Basha, kreu i demokratëve euroatlantikë.

Lexo më tej: Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura 

Gjatë një takimi me mbështetës të tij, Basha tha se duhet ti jepet fund pandëshkueshmërisë.

“Ata që duhet të jenë rojtarë të vlerave të demokracisë, janë po aq të korruptuar sa ata që janë në pushtet. Bashkë i ndërtojnë kullat, bashkë i kanë prokurorët dhe gjyqtarët, por u ka dalë nga kontrolli SPAK, ndaj janë edhe në panik, kanë lëshuar alarmin “SOS”.

Ndaj ata shkatërruan Komisionin e Reformës Zgjedhore, krijuan një nënkomision 3 me 3, që nuk u morr vesh kur nisi dhe kur përfundoi, pasi pazaret i bëjnë diku tjetër.

Ndaj u bënë bashkë, sepse kështu e duan Shqipërinë. Ndaj edhe i rrëzuan propozimet e Partisë Demokratike, që ishin për listat e hapura, për votimin dhe numërimin elektronik, për barazinë e votës, për votën e diasporës”, tha Basha.

Ai u shpreh se vendimet e rëndësishme i marrin bashkë, duke u konsultuar po bashkë.

Basha e konsideroi si të turpshëm vendimin e 11 qershorit, kur Apeli vendosi që logo dhe vula e PD-së ti kalohej grupimit të Sali Berishës.

“Ndaj u dha edhe ky vendim i turpshëm, pasi këta kishin vendosur ti ndanin edhe listat bashkë”, tha Basha.


11 Comments

  1. Kush te voton ty o bythqire lulishtesh !
    Çfare votash ke o ndyresire e tradhtar i ndyre !
    Po si nuk ha mut e te rrish mwnjane se kw lane nam sa vite o zot i mah,vdeksh !

  2. Marveshja e re e PD se Berishes me PS per listat e mbyllura, amnistia i hajduteve te PS e zhyt akoma me keq berishizmin ne llumin e saj qe ska fund. Shqiptare refuzoheni berishizmin!

  3. Zoti Basha keni shume te drejte kur thoni per kete soj deputetesh por peshqesh Berishen bashke me keta lloj deputetesh mostra i kemi peshqesh nga Ti. Duhet ta kishe distancuar Berishen qysh ne 2017 dhe keta llumra deputet qe i servilosen Berishes si Vokshi e Baci,Noka e Shehu,Bylikbashi e Paloka,Spaho e Gazbardhka,Salianji turimiu dhe shume te tjere duhet ti fusje ne liste dhe te mernin vota jo te siguronin vendi nga Ti. Keta jane turpi i PD.Haram e paqin voten tone keta funderrina.

    1. O Titi. Akoma me marrëveshjen që nuk është!!! Ore kaq skuptoni që u miratuan dhe u bënë pjesë e kodit zgjedhor vetëm 3 vendime të GjK.
      I kishte përcaktuar kjo gjykatë që jep vendime në bazë të kushtetutës që Rama nuk e përfill.
      Ligji zgjedhor është akoma ai i 2020 që Rama e miratoi me ata deputetë të PD që zëvendësuan deputetët që bojkotuan parlamentin në 2019 nga ky narcizisti që e “voton” gjithë Shqipëria ,duke mos pyetur as për Amerikën!!! Kështu o Titi.
      Duhet të jesh më i vëmendshëm në atë që thua pa lexuar o shikuar ato që thotë GjK!!

  4. hahhaha po kur ka zgjedhje ketu, gruaja jote e para iken ne Hollande dhe nuk voton per ty mer te qifsha rracen ca debili paske qene!

  5. E cuditshme .Marrveshjen me Ramen e ben Berisha ndersa komentuesit shajne dhe fyejne Bashen. O njerez kthjellohuni shikojeni gjerat sic jane. Berisha ben pazare ne kurriz te demokrateve per interesa personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *