• |
ide | kryesore

U kap brenda “shtëpisë së barit”, dënohet me burg shqiptari në Britani

Arkiva, Lajme, Të fundit
U kapën në "shtëpi bari", dënohen me burg 3 shqiptarët në Britani (Emrat)


Dënohet me 32 javë heqje lirie një 35-vjeçar shqiptar në Britani. Mësohet se Klajdi Musta 35 vjeç, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 203 bimë kanabisi me vlerë 203 mijë paund në pronat në Coed Y Brain Road në Llanbradach, pranë Caerphilly.

Operacioni kryesor ishte në 69 Coed Y Brain Road ku oficerët gjetën 173 bimë kanabisi, prodhimi i të cilave kishte një vlerë të mundshme prej 170,000 paund. Tjetri më i vogël ishte në 26 Coed Y Brain Road.

Musta u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B. Gjykata vendosi konfiskimin dhe asgjësimin e drogës.

Ndërkohë avokati i Mustës, Sol Hartley tha se klienti i tij ishte në “një situatë të rëndë”. Ai tregoi në gjykatë se si shqiptari kishte mbërritur në Britaninë e Madhe pasi ishte deportuar për qëndrim të paligjshëm në Greqi. Musta ka një grua dhe dy fëmijë që jetojnë në Greqi.

“Dënimi më i keq që do të pësojë është të dëbohet në shtëpi ku nuk ka të ardhme për veten e tij.” tha akokati.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *