• |
ide | kryesore

Pirdeni: Qeveria miraton rregullat e reja për administratën publike

Lajme, Të fundit



Punonjësit e administratës do të kenë mundësin të përcaktojnë vetë kur do të nisin ditën e punës. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni bëri me dije se vendimi u miratua ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Bëhet me dije se administrata do të jetë në zyrë, në fashën orare nga ora 9:30 në orën 15:30. Ndërkohë që pushimet vjetore tashmë llogariten në 22 ditë, pra shtohen 2 ditë.

“Për të garantuar që administrata publike, të jetë një punëdhënës më tërheqës, parashikohet për herë të parë koncepti i orëve fleksibël, me qëllim jo vetëm optimizimin e gjithë procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike, por mbi të gjitha për të garantuar një balancë më të mirë midis punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve brenda administratës shtetërore. Punonjësit mund të zgjedhin të nisin ditën e punës më herët dhe ta përfundojnë më herët ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojnë më vonë”, u shpreh Pirdeni.


5 Comments

  1. Pupu ceshte keshtu, ca çupulina pa asnje kontribut, ndofta jane pasardhese te figurave me te shemtura te anetareve te byrose politike te ppsh-se

  2. Une them ti paguani pa ardhur fare ne pune. Komunizem i vertete. Tek e fundit rendesi ka te bejne punen e partise. Veri teneqen shtetit, gjithsesi kot shkojne, sa per te vjedhur ndonje gje

  3. Jam kurioz si do ta bejne vendimin dhe ne cilin Kod pune apo Kod Nepunesi Civil do te bazohen..P.S po sherbimet per qytetarin si do garantohen apo “çi qi temen”, mjafton te na votoje administrata tallava..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *