• |
ide | kryesore

Protesta e banorëve në aksin Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona

Lajme, Të fundit



Tensione ka pasur në protestën e organizuar ditën e djeshme nga banorët e fshatrave të njësisë administrative Polis.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat. Shkak i protestës ka qenë bllokimi i rrugës hyrëse dytësorë në fshatin Mirakë.

Policia njofton se në lidhje me ngjarjen e djeshme, janë proceduar pesë persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”.

“Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mirakë, kanë organizuar një manifestim të paligjshëm, me pretendimin se rruga që po bëhet nuk ka hyrje në fshat”, thuhet në njoftim.


3 Comments

  1. Na nji illaf per kryengritjen fshatare? Apo tju fusim daten miletit me lajme arrestimi. Jo se pastaj shajm popllin qe nuk proteston.

  2. IA DHATE PUSHTETIN DJALLIT
    RRINI SI SHKERDHATA ME KAR STRATEGJIK TASH

    NJERZ ME TRU GAMORI QE SHESIN LIRINE NJE VENDI TE HUAJ DHE SORRROS KURVES BAXHELLES

  3. Dalje në fshat duhet bërë, s’bëhen gjërat në interes të njërës palë!

    Aty gjithashtu ka ndaluar edhe ndërtimi i rrugës sepse janë shtëpi që do prishen, por asnjë sqarim s’u është dhënë fshtarëve, si qysh, tek.
    Kur të kalini aty, shikoni që rruga ka në mes një shtëpi e cila ka ngelur as “mish e as peshk”, s’ka sqarime nga shteti e as nga kompania e rrugëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *