• |
ide | kryesore

GJKKO lë në “arrest shtëpie” Pajtime Fetahun, ish-gjyqtarja: Nuk kam dijeni për akuzat ndaj meje!

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Ajo akuzohet për korrupsion dhe për lidhje me grupe të ndryshme kriminale. Fetahu i ka mohuar akuzat ndaj saj në sallën e gjyqit.

“Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur.

Masa ndaj saj u ekzekutua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” dhe akuzohet për “korrupsion” dhe bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë. Bashkë me Fetahun me 31 korrik, u arrestua edhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musa. Ish-gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.


1 Comment

  1. Kjo pajtime fetahu eshte gjyqtarja me e korruptuar ne gjykaten e Elbasanit.
    Kjo dhe Musta, ish kryetari gjykates,
    kane bere ploje edhe me fallsifikime mafioze te demaskuara e asgje s’u ka ndodhur,
    Jane denuar gjyqtare ku e ku me pak te korruptuar ne gjykaten e Elbasanit.

    E kane vendin NE kafaz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *