• |
ide | kryesore

Meloni përgënjeshtron lajmin se do të blejë vilë në Palasë

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Aboslutisht nuk është e vërtet”. Kështu shprehet Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, lidhur me lajmet e përhapura se ajo po bëhej gati të blinte një vilë në Palasë.

Lajmi u publikua nga mediat italiane, por në një reagim të kryeministres së Italisë, ajo mohon gjithçka, shkruan “Corriere della Sera”.

Një tjetër çështje që ka shqetësuar prej disa orësh pushimet e kryeministres, është pikërisht ideja se ajo mund të tundohet për të blerë një vilë buzë detit në Shqipëri.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë,” citon gazeta kryeministren italiane.

Pak ditë më parë gazeta ‘Il Foglio’ publikoi një artikull sipas të cilit kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.

Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhenien e saj me Edi Ramën.

Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.

Kryeministrja është “shumë e shqetësuar” për vëmendjen në rritje të mediave dhe ndërhyrjet në jetën e saj private. Për të – e cila javët e fundit ka pasur fërkime të forta me shtypin italian, aq sa i shkroi një letër Ursula von der Leyen duke sulmuar tre gazeta – informacioni nuk duhet të merret me “synimet e saj të supozuara, të cilat janë shpikur gjithnjë e më shumë fjalë për fjalë”.

Ndonjëherë ajo sheh “një plan” në të dhe dyshon se është dora e ndonjë opozitari. Me pak fjalë, ajo nuk ka në mendje asnjë investim në prona të paluajtshme në brigjet e Shqipërisë. Ajo nuk do të kryejë asnjë vizitë blitz në gusht në vendin e drejtuar nga miku i saj, Edi Rama dhe nuk do të shkojë në Sardenjë.


9 Comments

  1. Qe nuk do ta bleje eshte e sigurt, madje ne ate vile apo ne ndonje tjeter ne bregdetin

    e Shqiperise “rastesisht” mund te gjeje te fshehura ne dyshek edhe miliona euro

    dhurate nga babloku.

  2. Mund edhe thjesht te mos bleje gje dhe keto lajme i perhapin nga ketu qe te gjallerojne nje fund sezoni te deshtuar te pakten me ca italiane! Shqiperia e PS njihet per perhapje shpifjesh per te huajt.. vend patetik, bee bee delet qe votojne s’kane turp!

    1. Lere ç’thotë Meloni!!
      Fakti është që ajo ka shumë nostalgji për bregdetin tonë dhe është tepër e mundur që do ta blejë atë vilë!! Dhe çmimi do jetë tepër i favorshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *