• |
ide | kryesore

U përplas me jetski, humb jetën turisti italian në Velipojë

Arkiva, Lajme, Të fundit
jetski



Një incident i rëndë është regjistruar këtë të diel në plazhin e Velipojës, ku dy mjete lundruese JetSki janë përplasur me njëra-tjetrën. Policia thotë se ngjarja është regjistruar në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë, teksa dyshohet se shkaku kanë qenë manovrat e gabuara. 

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetasit italianë N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën i riu 19-vjeçar. Ai u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërsa i riu tjetër është jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se të dy mjetet lundruese JetSki janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare. “Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *