• |
ide | kryesore

PAMJET/ Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit

Arkiva, Lajme, Të fundit
milionë



Rreth 8 milionë euro cash, të fshehura në shtëpi, të renditura dhe të ndara në tufa 20, 50, 100 dhe 200 euro. “Thesari” u zbulua dhe u sekuestrua nga policia financiare e Napolit në shtëpinë e një mjeku që banon në Santa Maria la Carità dhe që ushtron aktivitetin e tij në Pompei. Mjeku e ka pasur të pamundur të justifikojë origjinën e parave që u sekuestruan.

Gjatë inspektimit të shtëpisë, financuesit zbuluan një “kasafortë” të vendosur pas një gardërobë dhe të shndërruar në një lloj vendi të fshehtë për të ruajtur të sigurta paratë. Krahas shumës së madhe policia gjeti dhe sekuestroi edhe të gjithë dokumentacionin që lidhet me veprimtarinë e tij profesionale. Sekuestrimi parandalues i parave u zyrtarizua më pas nga një gjykatë që konfirmoi hetimet. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Z.drejtori i përgjithshëm i RTK-së që e mbështeti këtë shpifje është gazetari Adi Krasta i cili për çudi është punësuar si gazetar i Qeverisë në Prishtinë dhe si gazetar i Opozitës në Tiranë. Në të dyja rastet (siç e vertetoi këtë herë në Prishtinë dhe shumë herë të tjera në Tiranë) Krasta nuk tregon siklet në përdorimin e lajmeve të rreme për t’i shërbyer shefit që e punësoi, dhe gati për të sulmuar kolegët dhe kundërshtarët politikë.Shoku Ervinit ne tirone,kur eurot i kishte ne sirtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *