• |
ide | kryesore

SPAK sekuestron llogaritë bankare të Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisëtregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.


13 Comments

  1. Jane vene nen sekuestro preventive rreth 200 mije euro nderkohe qe Ilir Beqja 200 mije euro i kishte kusure xhepi nga qindra miliona euro qe ka vjedhur ne kohen kur ishte minister shendetesije. Kjo eshte tallje me njerezit qe besuan tek “Drejtesia e re”.

    1. Shpejte u kujtua SKAPI ti sekuestroi llogarine bankare ketij mafiozi!? Ka 2 vjet nen hetim dhe tani pasi I ka boshatisur llogarite bankare I sekuestroi keto para xhepi ! Po llogarite bankare te Edvin mavijes kur do ti sekuestroj? Ky eshte SKAPI qe po tallet me shqiptaret gjasme sikur po ben namin! Po llogarite e Salehut,te Like floririt te Belindes,te Gjinushit,te Rucit,te Gjiknurit,te Lul braves etc kur do ti sekuestroi? Kjo eshte arsyeja qe SKAPI nga 70% besueshmeri qe kishte para 4 muajsh sot gezon besueshmerine e 10% te atyre shqiptareve qe jane vetem ata qe kane vjedhur e zhvatur shqiptaret!,

  2. Ilir debil beqja duhet te akuzohet dhe denohet per genocid bashke me brataj moterqiraj dhe kurvat bushtra me breke floriri. Nga i pari evgjit deri te i fundit. Po spaku te ha karin. Bashke me sali korbin bode arixhiun e te gjithe robqirat shqipfoles pushtetar pushter.

    1. Ça të sekuestronte o 14:26???
      Paratë i kanë bërë tani nën udhëheqjen e ndritur të shokut Edver e rilindjes!! Do apo s’do ti në qeverisjen e Berishës nuk ekzistonin grupe kriminale e aq më keq pastrim parash, nuk kishte as një figurë politike të ishte zhytur në korrupsion e vjedhje!!!
      Pastaj çar kanë vënë në sekuestro??? Thërrime, sepse milionat i kanë dërguar në bankat off shore me ndihmën e Aspakut që i la të lirë e pa bërë hetimet që duheshin!!!

      1. Ça të sekuestronte o 14:26???
        Paratë i kanë bërë tani nën udhëheqjen e ndritur të shokut Edver e rilindjes!! Do apo s’do ti në qeverisjen e Berishës nuk ekzistonin grupe kriminale e aq më keq pastrim parash, nuk kishte as një figurë politike të ishte zhytur në korrupsion e vjedhje!!!
        Pastaj çar kanë vënë në sekuestro??? Thërrime, sepse milionat i kanë dërguar në bankat off shore me ndihmën e Aspakut që i la të lirë e pa bërë hetimet që duheshin!!!

  3. E paska picku pleshtin nen kryehajdutin mbi dy metra te gjate dhe keta mbi dy metra jane me te rezikshem nga te gjith jane vdekjeprures

  4. E paska picku pleshti nen kryehajdutin mbi dy metra te gjate dhe keta mbi dy metra jane me te rezikshem nga te gjith jane vdekjeprures qe rezikojne jeten e miliona njerezve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *