• |
ide | kryesore

Dokumenti i licensimit/ AKIP: Qeveria di gjithçka për transportin e mbetjeve te rrezikshme

Arkiva, Lajme, Të fundit
AKIP



Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka publikuar licensën e kompanisë Sokolaj sh.p.k, e cila autorizohet të transportojë mbetje të rrezikshme me firmën e Mirela Kumbaros. Dokumenti është një përgënjështrim i qëndrimit fillestar të Ministrisë së Mjedisit, që pohoi se nuk kishte asnjë dijeni mbi skandalin.

“Ja dhe prova që Qeveria dhe Ministria e Mjedisit e drejtuar nga Mirela Kumbaro di gjithçka mbi transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në territorin Shqiptar. Në këto kushte kur institucionet bëjnë tinëzisht “ping pong” për ti shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe hetimit ndērkombëtar ështê akoma më skandaloze dhe kriminale të risjellësh për të katërtën herë për diskutim ligjin për importin e mbetjeve” shkruan AKIP, teksa ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin në fjalë.

Lexo më tej: Përplasja me Kurum/ Shqipëria, prodhuese apo trafikuese e mbetjeve toksike? 


4 Comments

  1. PIRAMIDA E PADREJTESIS POR RREZOHET NJEHERESH KUDO NE BOT ME AUTOR DHE AKTOR ,SHKA MASA MUNDESIT SJUA PERMBUSHIN QELLIMET KONKURENCA DHE MUNGESA DOMOSDOSHMERIVE NE PAMUNDESI VETPASTRIMI PO I DESHTON SHESHAZI PA KTHIM NJEHER DHE PERGJITHMON

  2. Nuk lidhet licenca e transportit te mbetjeve te rrezikshme (ne shqiperi e kane disa dhjetra) me ngjarjen specifike te trasferimit te mbetjeve me kontainer. AKIP ka shume per te luftuar, me mire mos merret me budallalliqe se humbet kredibilitet.

    1. Nuk mundet, se duhet mendojme edhe per opoziten. Me ca si ti dhe Berisha, opozita do vazhdoje te humbase. Grate e shtepise i ke vene ne qarkullim 😄se me kete gjuhe, e kaq i trashe nga trute, vetem protektor mund te jesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *