• |
ide | kryesore

Inspektoriati i Punës kontroll në zyrat e KURUM

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurum



Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka shkuar sot në kompaninë turke Kurum International, e cila jo zyrtarisht prej disa ditësh ka ndërprerë punën në Uzinën e Çelikut.

Një grup prokurorësh të Durrësit dhe oficerësh të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë turke, ku kanë bllokuar dokumentacionin dhe arkivat e saj.

Lëvizja vjen pasi u zbulua se kontenierët me mbetje toksike që u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës i përkisnin kësaj kompanie.

Nuk dihet ende arsyeja e bllokimit të dokumenteve nga prokuroria, nëse është për shkak të ndërprerjes së kontratave të punës së kompanisë apo në kuadër të heitmit të mbetjeve toksike.

Në mënyrë jozyrtare është zbuluar se Kurum do të mbyllë uzinat për shkak të rritjes së kostos së prodhimit të çelikut, e cila ka bërë që  kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës, dhe se u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Deri tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin e marrë, megjithëse thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

Lexo më tej: “Kurum” fshihet pas ‘mbetjeve të rrezikshme’ të eksportuara nga porti i Durrësit 


9 Comments

  1. Do t’ja dalin si gjithmone, duke paguar korrupsionin. Keta per 10 vite punuar abuzivisht ne portin e durresit megjithese zyrtarisht te falimentuar (nuk paguan taksat per 10 vite). Nderkohe blene 2 hidrocentrale etj etj

  2. Do tja vini bishtin edhe ketij kurvlliku te mbetjeve te rrezikshme .
    Pallosh ti je i paster sa nje skorje e kurumit .

    1. E kuptoj qe ti do te mbrosh Kurumin por ka 30 vjet qe helmon Elbasanin me skorjet e qelbura te Sebise (shiko ne portin e durresit cfare importon) dhe ka ne ndergjegje dhjetra te vdekur neper aksidente ne pune. Rregullat jane qesharake brenda, punohet si ne mesjete

    1. vazhdoni juve te xhamive, por kurumin nuk e duan njerezit se ka vrare e helmuar me shume se aksidentet rrugore

  3. Ketu cdo gje eshte pleher;
    Qeveri pleher, rilindje pleher, ambienti pleher, vetem palloshi 2 metrosh eshte I paster!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *