• |
ide | kryesore

Deputetët ‘përfundojnë’ pushimet, mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit për mandatin e Olta Xhaçkës

Lajme, Të fundit



Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Pas kërkesës së deputetëve opozitarë, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ditën e sotme.

Në mbledhje do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo. Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni, u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.


5 Comments

  1. KETA NUK I HEQIN DOT MANDATIN NJE KURVE
    E JO ME TE SHKULIN SORORROS BYTHQIRIN DHE BAZAT E TIJ USHTARAKE NE SHQIPERI

    1. Nuk ia heqin mandatin kesaj se ka qene e dashura e Olsit.
      Kjo nuk I le ato qe vijne nga malet te ngulin cader ne plazh!!!!!

    2. Kush tja heqi mandatin?? Hajdutët në parlament të rilindjes. A mundet që shoqes së armëve në vjedhje ti hiqet mandati,dashnores së Olsit vëllai i kryehajdutit!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *