• |
ide | kryesore

(VIDEO) Çfarë fshihet pas sherrit brutal në Palasë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Palasë



Pamjet e mëposhtme janë nga sherri i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Palasë. Mësohet se disa persona kanë dhunuar një 42-vjeçar më sende të forta dhe me shkelma.

42-vjeçari Luçiano Koçeku i njohur dhe si “Tur Koçeku”, është protagonisti i sherrit në ambientet e një lokali në Palasë.

Sipas burimeve të Syri tv, Koçeku ka qenë i shoqëruar në ambientet e brendshme të lokalit me disa miq të tij, në momentin e sherrit.

Siç shihet dhe nga videoja, disa persona i janë sulur 42-vjeçarit për motive banale. Dyshohet se shkak i sherrit janë frazat banale që shpesh ndodhin në Shqipëri si “Pse më sheh” dhe “Pse më lag me shampanjë”.


Nga sherri e ka pësuar dhe një tjetër person i rastësishëm që ka rënë përtokë dhe i është shembur koka. I dëmtuari ka rënë pa ndjenja në tokë dhe disa të tjerë i kanë ardhur në ndihmë.

Për sherrin Policia ka shpallur në kërkim Genti Balecin 49-vjeç banues në Durrës dhe Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë të dy me precedentë të mëparshëm penal, pasi kanë lënë të plagosur duke goditur me sende të forta 42-vjeçarin.

Në lokal, sipas burimeve ka qenë prezent edhe Fatmir B,i shpallur në kërkim nga Policia  për një plagosje me thikë në Komunën e Parisit, shtetasin Mirel Ishka, pas nje sherri për motive të dobëta. Burime për Syrin bëjnë me dije se Fatmir B. nuk rezulton në komunikatën e Policisë së Shtetit, por të njëjtat burime saktësojnë  se ky shtetas ka qenë një nga personat kryesorë të përfshirë në sherrin e ambienteve brenda lokalit në Palasë.


8 Comments

    1. Perfundimisht u identifikuan pas 48 oresh pasi u kqyren filmimet personat e perfshire🤣🤣😂😂.
      Keta budallenjt edhe kur ka filmime kerkojn ti hedhin hi syve medias,o Zot ku jemi katandisur🤮🤮

    1. Kandidat per deputet njeri nga kriminelet ne kerkim!?
      Keshtu e pasuron cv-ne qe kur te hyje ne parlament te jete I kompletuar.
      Po shteti e policia ku jane???

  1. Or pordhpull i’u prifte e mbara’
    Ghithsejcili koqe me vete,
    Ne shekuj shquheni per kara
    Prandaj ju kane ndare n’pese shtete!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *