• |
ide | kryesore

Zelensky konfirmon testimin e raketave balistike të prodhuara nga Ukraina

Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka kryer testimin e parë të raketave balistike që ka prodhuar vetë. Zelensky e bëri këtë njoftim gjatë një konference në Kiev të mbajtur më 27 gusht. Detaje të tjera ende nuk dihen, por Ukraina ka thënë se po punon në zhvillimin e sistemit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, Hrim-2, raketa që janë të dizajnuara për të kombinuar veçori të një sistemi taktik raketor me atë të një raketahedhësi të shumëfishtë.

Javën e kaluar, Zelensky po ashtu konfirmoi se Ukraina ka prodhuar raketën Palianytsia, të cilën e quajti “klasë të ri” të armëve të prodhuara në Ukrainë. Kievi po i bën thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të heqin ndalesën, në mënyrë që Ukraina të përdorë armët që Perëndimi ia ka dhënë, për të sulmuar caqe thellë brenda territorit të Rusisë./ REL


8 Comments

  1. PO CA PRODHIMI UKRAINAS O RROTE KARI

    MERR PJESE NGA JASHTE DHE I ASEMBLON NE UKRAINE

    SI KA MUNDESI NJE VEND SI UKRAINA IA LEJON VETES TE UDHEHIQET NGA NJE RROTE KARI

    MIRE SHQIPERIA SE AQ E KA HAPIN

    1. Injoranca brire nuk ka!
      A ke lexuar ndonjehere per ish Bashkimin Sovjetik? Po te lexosh sadopak do kuptosh qe gjate luftes se ftohte industria e prodhimin te rraketave Balistike ishte e perqendruar ne Ukraine. Gjithashtu po te shikosh sadopak ne YouTube do kuptosh qe te gjitha armet qe Rusia ka prodhuar minimumi keto 20 vitet e fundit kane shume komponent nga Perendimi.
      Nese USA dhe Europa i vene vertete embargo Rusise atehere kapaciteti i saj per te prodhuar arme te sofistikuara ulet ne menyre dramatike. Aktualisht Rusia edhe guzhinetat e tankeve i importonte nga Gjermania.

    2. Ore trim !! A njeh historinë ti apo jo!!! Ukrainasit kanë pasur jerëz në çdo fushë të aftë që me qindra vjetë e industri për të prodhuar armë. Dhe ato armë që përdor Rusia janë një kontribut dhe i Ukrainës gjatë BS. Raketën Neptun e ke dëgjuar. Besoj se jo!!
      Është ajo që fundosi destrojerin e famshëm Moskva. Informohu mirë se qeke i pa nxënë fare!!

    1. AMERIKEN E KANE FRIKE VETEM KOLONITE SI SHQIPERIA
      DHE LEPUJT

      NJERIU TRIM VDES PER IDEALET E TIJ DHE NUK E RRUN PER AMERIKE APO NATO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *